Telefon
+355 44 50 92 61
+383 45 99 19 30
E-mail
office@aims.al
kosovo@aims.al
Na ndiqni

Rreth Nesh

AIMS International Albania është një firmë ekskluzive kërkimi ekzekutiv e angazhuar të ofrojë shërbime të jashtëzakonshme për klientët në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Ne jemi të përkushtuar që të udhëheqim tregun përmes ekspertizës së besueshme lokale dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, duke u mbështetur në vlerat e kompanisë sonë, në thelb të të cilave qëndron etika dhe profesionalizmi.Ne gjithashtu promovojmë aktivisht një kulturë të të mësuarit të vazhdueshëm dhe marrim shtysë nga angazhimi për të shkëlqyer në çdo gjë që bëjmë.

Udhëtimi ynë

Që në fillimet tona, ne patëm kënaqësinë e krijimit të diçkaje të re dhe zgjodhëm industrinë fisnike të burimeve njerëzore për të krijuar një model unik biznesi ku në qendër të produkteve dhe shërbimeve janë njerëzit.

Ne besojmë në marrëdhënie, jo në transaksione, duke i vënë njerëzit në qendër të zgjidhjeve të suksesshme. Me këtë në mendje, kemi arritur të ndërtojmë marrëdhënie të forta dhe të krijojmë ambasadorë të përhershëm të markës sonë

Nëpërmjet Motos sonë: Vlera të duhura, rezultate të mëdha ne kemi arritur të bëjmë dallimin në jetën e njerëzve dhe të ndërtojmë një emër, i cili na ka ngritur në nivelet e një platforme globale.

Me ambicien për tu përballur me sfidën e asaj që vjen më pas, ne do të vazhdojmë të tejkalojmë pritshmëritë tuaja, si një partner i besuar në rrugëtimin tuaj drejt suksesit.

Ekipi ynë

MONIKA FARKA

Managing Partner
Global Team Board Services
Email: monika.farka@aims.al
Phone: + 355 69 2098706

LEDI LEKA

Partner & Senior Consultant
Global Team Energy
Email: ledi.leka@aims.al
Phone: + 355 682043755

BORANA BARJAMI

Research Consultant
HR Consultant
Email: borana.barjami@aims.al
Phone: + 355 4 4509261

ENDRI NDONI

HR Consultant
Certified Talent Assessor
Email: endri.ndoni@aims.al
Phone: + 355 69 9954372

Vlerat tona

Njerëzit tanë

Njerëzit tanë janë profesionistë të kualifikuar që punojnë në një kulturë partneriteti ku dija ndahet dhe kultivohet. Ne ia dedikojmë forcën tonë njerëzve tanë. Marka e tyre personale është pikërisht ajo që identifikon firmën tonë..

Përsosmëria

Me fokus cilësinë dhe njohuritë, modeli ynë i biznesit ofron një qasje përshtatur nevojave të klientëve tanë, duke përmirësuar vazhdimisht veten dhe mirëpritur çdo opinion.
 

Partneriteti

Partneriteti është në thelb të përqasjes sonë këshillimore. Ne vlerësojmë njohuritë dhe përvojën e klientëve tanë dhe kryejmë analiza të sakta dhe sistematike të nevojave të tyre, çka na bën të fitojmë statusin e një partneri të besuar.
 

Integriteti

Ne punojmë për të ndërtuar marrëdhënie të besueshme duke qenë të përgjegjshëm, duke vepruar me etikë dhe profesionalizëm.
Ne inkurajojmë bashkëpunimin e hapur dhe të ndershëm, duke siguruar në të njëjtën kohë konfidencialitetin më të madh.
 

Objektiviteti

Ne ofrojmë këshilla të paanshme për klientët tanë dhe i informojmë ata paraprakisht për ndonjë konflikt të mundshëm interesi apo paqartësi në kërkesat e tyre. .