Telefon
+355 44 50 92 61
+383 45 99 19 30
E-mail
office@aims.al
kosovo@aims.al
Na ndiqni

Kërkim Ekzekutiv

Kërkim Ekzekutiv

Partneriteti me AIMS International Albania është vërtetë një përvojë bashkëpunimi. Ne kontaktojmë me drejtuesit që do të menaxhojnë biznesin tuaj pasi kemi kuptuar plotësisht gjithë faktorët strategjikë dhe operacionalë që ndikojnë në biznesin tuaj. Në çdo projekt kërkimi ekzekutiv, ne sjellim një rrjet të pakrahasueshëm të marrëdhënieve me biznesin si dhe angazhimin tonë personal për përsosmëri të kombinuar me mjete shkencore vlerësimi. Ne besojmë fort në potencialin njerëzor. Ata që nuk janë të përshtatshëm për biznesin tuaj sot mund të jenë në 3 apo 5 vitet e ardhshme. Kjo lidhje e vazhdueshme me kandidatët dhe klientët është një nga arsyet që më shumë se 60% e punëve që marrim përsipër na referohen nga klientët ekzistues.

>

Zgjidhjet tona

Merrni mbështetje në çdo aspekt të strategjisë suaj të talenteve. Krijoni përparësi duke bërë partneritet me ne!!

 

REKRUTIM EKZEKUTIV

Një firmë konsulence që gjen dhe zhvillon liderët tuaj

Praktika jonë e kërkimit ekzekutiv fokusohet në kërkimet e nivelit të lartë, ato në nivel bordi dhe në nivelin C të menaxhimit , duke kombinuar kërkimet me eksperiencën në praktikë dhe ekspertizën në industri specifike për të identifikuar më të mirën në të gjithë sektorët dhe funksionet.

KËRKIM PËRTEJ KUFIJVE

Zgjidhje për njerëzit përtej kufijve

Ne kryejmë kërkime rajonale ose globale me Grupet e ndryshme të Praktikës Globale të AIMS për të identifikuar, qasur dhe tërhequr kandidatët më të vlerësuar në dispozicion në çdo vend. Kjo metodë përdoret zakonisht për klientët kyç të AIMS International ose për punë që bazohen në marrëveshjeve preferenciale me furnitorët.

MENAXHERË TË PËRKOHSHËM

Ndryshimi ndodh në kohë reale dhe bizneset duhet të ecin me ritmin e tij.

Ndodh që kompanitë, në mënyrë të planifikuar apo të paplanifikuar, të bëjnë ndryshime në ekipin ekzekutiv.

Ndodh që kompanitë, në mënyrë të planifikuar apo të paplanifikuar, të bëjnë ndryshime në ekipin ekzekutiv. Kur organizatat duhet të plotësojnë një rol kyç ekzekutiv të përkohshëm, AIMS International mundëson mbyshjen e pozicionit për 3 muaj deri në 12 muaj. Nëpërmjet zyrave partnere ndërkombëtare të AIMS, mund të keni akses në një gamë drejtuesish bordi dhe të nivelit C nga e gjithë bota. Ne ju lidhim me drejtues të besuar dhe me eksperiencë që kanë qenë në pozicione drejtuese më parë dhe mund të minimizojnë rrezikun e ndryshimeve të rëndësishme, kur nevojitet të plotësohet një pozicion kyç. .

NGA TAKIMI DERI TEK SUKSESI

Bëhuni klient

E kuptojmë që ju jeni nën presionin për të gjetur talentet më të mira që i përshtaten kompanisë suaj duke ebërë atë të ecë përpara dhe të dallohet në treg. Shumë nga companies lider kërkojnë këshillat dhe zgjidhjet tona të kërkimit ekzekutiv. Ju ftojmë të bashkoheni me ta.