ÇFARË BËJMË ?

AIMS International Albania ofron një gamë të gjerë shërbimesh konsulence mbi lidershipin dhe talentet për të
mbështetur organizatat në çdo aspekt të strategjive të tyre të talenteve.
Aksesoni ekspertizën dhe burimet që ju nevojiten. Krijoni përparësi duke hyrë në partneritet me ne.

Kërkim Ekzekutiv

Ne besojmë fort në potencialin njerëzor. Dikush që mund të mos jetë njeriu i duhur për biznesin tuaj sot, mund të bëhet i tillë pas 3 apo 5 vitesh. Kjo lidhje në vazhdimësi me kandidatët dhe klientët tanë është një prej arsyeve pse më shumë se 60% e punëve tona na vijnë nga klientët tanë ekzistues.

MË SHUMË  

Konsulencë mbi lidershipin

AIMS është pozicionuar në mënyrë unike në rajon për të patur një pamje të plotë të nevojave të organizatës suaj,lidershipit dhe qeverisjes.
Cilado qoftë sfida e lidershipit - vlerësimi, efektiviteti apo përbërja e bordit - ne ofrojmë një zgjidhje të provuar dhe efektive

MË SHUMË  

Menaxhim Talentesh

Zgjidhja jonë për Menaxhimin e Talenteve plotëson shërbimet tona të Kërkimit Ekzekutiv, Konsulencës për Lidershipin dhe Konsulencës për Burimet Njerëzore, dhe përfshin përdorimin e metodës së diagnostikimit të biznesit që integron në një strategjinë e biznesit, optimizimin e talenteve, performancën dhe potencialin..

MË SHUMË  

Udhëtimi ynë

Që në fillimet tona, ne patëm kënaqësinë e krijimit të diçkaje të re dhe zgjodhëm industrinë fisnike të burimeve njerëzore për të krijuar një model unik biznesi, ku në qendër të produkteve dhe shërbimeve janë njerëzit.

Ne besojmë në marrëdhënie, jo në transaksione, duke i vënë njerëzit në qendër të zgjidhjeve të suksesshme.Me këtë në mendje, kemi arritur të ndërtojmë marrëdhënie të forta dhe të krijojmë ambasadorë të përhershëm të markës sonë.

Nëpërmjet Motos sonë: Vlera të duhura, rezultate të mëdha ne kemi arritur të bëjmë dallimin në jetën e njerëzve dhe të ndërtojmë një emër, i cili na ka ngritur në nivelet e një platforme globale.

Me ambicien për tu përballur me sfidën e asaj që vjen më pas, ne do të vazhdojmë të tejkalojmë pritshmëritë tuaja, si një partner i besuar në rrugëtimin tuaj drejt suksesit.

 

Angazhohu me Ne

BLOG

Mirë se vini në hapësirën AIMS blog, ku gjeni artikuj, media, dhe të rejat e fundit që ne vazhdimisht ndajmë me ju për të krijuar një impakt pozitiv. Ju ftojmë të komentoni, ndani dhe të bëheni pjesë e një grupi AIMS gjithmonë në rritje


Frymëzohuni

VENDE PUNE

EKSPLORONI mundësitë e punësimit me punëdhënësit më të mirë. Klikoni mbi titullin e pozicionit për të mësuar më shumë – më pas vendosni ju vetë nëse dëshironi që konsulentët tanë t’ju konsiderojnë për pozicionin vakant.


Zbuloni të rejat tona

TESTE

Përmirësoni rezultatet e punësimit dhe arrini objektivat personale dhe ata të biznesit duke përdorur mjete të provuara, vlerësime dhe shërbime të përshtatura për ju. Zbuloni se si ne mund të mbështesim biznesin tuaj ose nevojat tuaja individuale.


Zbuloni