Telefon
+355 44 50 92 61
+383 45 99 19 30
E-mail
office@aims.al
kosovo@aims.al
Na ndiqni

Profesionistët

Në AIMS Albania ne i kushtojmë kohë të kuptuarit të objektivave tuaj profesionalë dhe personalë, dhe përpiqemi të krijojmë marrëdhënie të ngushta dhe afatgjata me ju. Me ne do të merrni të njëjtën ndjesi profesionalizmi, etike, ndershmërie dhe kujdesi që u ofrojmë klientëve tanë.
Gjatë gjithë proçesit të kërkimit ju do të përjetoni një shkëmbim të hapur dhe të plotë të informacionit rreth mundësisë së punësimit dhe do të keni interesin tonë të sinqertë për tu siguruar që ju po merrni një vendim pozitiv për karrierën tuaj. Ne ju inkurajojmë që të dorëzoni CV-në tuaj tek ne dhe të bëheni pjesë e rrjetit tonë të profesionistëve dhe drejtuesve.
Sapo paraqiten mundësi të reja punësimi, ne ju kontaktojmë menjëherë duke ju ofruar njëkohësisht këshillat tona profesionale mbi ecurinë e karrierës suaj.

SI PUNOJMË

Shërbimi i kërkimit ekzekutiv është një shërbim relativisht i ri në tregun shqiptar dhe ekipi ynë i profesionistëve ka qenë pionier dhe udhëheqës i këtij shërbimi prej një dekade tashmë. Jemi të përkushtuar që të ndërtojmë marrëdhënie të shkëlqyera me kandidatët dhe t'i informojmë paraprakisht për natyrën, rregullat dhe etikën e këtij shërbimi.

Në botën e rekrutimit, terminologjia është shpesh e paqartë dhe e keqpërdorur. Çdo profesionist në kërkim të një punë të re duhet të kuptojë paraprakisht dallimet mes llojeve të ndryshme të firmave të rekrutimin dhe mënyrës se si funksionojnë ato.

PSE NE?

  • Ne ju japim mundësinë për të kryer një kërkim pune konfidencial për hapin tjetër të karrierës suaj.
  • Si firmë që bazohet mbi referencat, reputacioni ynë është ndërtuar mbi angazhimin tonë për një shërbim të shkëlqyer dhe integritet profesional si ndaj kandidatëve ashtu edhe ndaj kompanive
  • Ne kemi akses në vende pune konfidenciale dhe të pareklamuara dhe kemi një portal pune me reputacion i cili përqendrohet në pozicione pune të nivelit të mesëm dhe të lartë të menaxhimit
  • Ne jemi më të mirët në përshtatjen e aftësive dhe preferencave tuaja me mundësitë e punës për shkak të ekspertizës unike të ekipit tonë të profesionistëve.
  • Ne kemi akses në mundësi punësimi me punëdhënësit më të mirë në treg që tashmë i njohim nga një marrëdhënie afatgjatë.
  • Ne mund të gjejmë pozicionin tuaj të ardhshëm më shpejt dhe më mirë për shkak të thellësisë dhe gjerësisë së njohurive të tregut dhe rrjetit tonë të klientëve.

Bëni përpara në karierën tuaj duke hyrë në partneritet me ne. Njihuni me proçesin! Njihuni me të drejtat tuaja!

Vende pune

Eksploroni vendet e lira të punës me punëdhënësit më të mirë. Vende të lira pune:

 

Regjistroni profilin tuaj profesional në aplikacionin tonë në internet "Qendra e Karrierës" për tu kualifikuar para konsulentëve të AIMS. Ata do të merren me kërkime që do t'ju çojnë drejt niveleve të mesme dhe ekzekutive të kompanive.

Vlerësimi për individët

Doni të lëvizni në një pozicion të ri pune? Të avanconi në karrierën tuaj? Po kërkoni të bëheni më efektiv në punë? Duke ditur saktësisht se çfarë ju bën të suksesshëm dhe ku keni nevojë për përmirësim, do ta keni më të lehtë të arrini objektivat e performancës së vendit tuaj të punës.
VLERËSIMET TONA ju lejojnë të eksploroni aftësitë dhe sjelljet që ju nevojiten për të arritur suksesin, tendencat tuaja natyrore, çfarë ju motivon dhe prirjet tuaja..