Rreth Nesh
AIMS International Albania është një firmë ekskluzive kërkimi ekzekutiv e angazhuar të ofrojë shërbime të jashtëzakonshme për klientët në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Ne jemi të përkushtuar që të udhëheqim tregun përmes ekspertizës së besueshme lokale dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, duke u mbështetur në vlerat e kompanisë sonë, në thelb të të cilave qëndron etika dhe profesionalizmi.Ne gjithashtu promovojmë aktivisht një kulturë të të mësuarit të vazhdueshëm dhe marrim shtysë nga angazhimi për të shkëlqyer në çdo gjë që bëjmë.
Udhëtimi ynë
Që në fillimet tona, ne patëm kënaqësinë e krijimit të diçkaje të re dhe zgjodhëm industrinë fisnike të burimeve njerëzore për të krijuar një model unik biznesi, ku në qendër të produkteve dhe shërbimeve janë njerëzit.
Ne besojmë në marrëdhënie, jo në transaksione, duke i vënë njerëzit në qendër të zgjidhjeve të suksesshme.Me këtë në mendje, kemi arritur të ndërtojmë marrëdhënie të forta dhe të krijojmë ambasadorë të përhershëm të markës sonë.
Nëpërmjet Motos sonë: Vlera të duhura, rezultate të mëdha ne kemi arritur të bëjmë dallimin në jetën e njerëzve dhe të ndërtojmë një emër, i cili na ka ngritur në nivelet e një platforme globale.
Me ambicien për tu përballur me sfidën e asaj që vjen më pas, ne do të vazhdojmë të tejkalojmë pritshmëritë tuaja, si një partner i besuar në rrugëtimin tuaj drejt suksesit.
EKIPI YNË
monika farka
ledi leka
endri ndoni
esi baxho
VLERAT TONA
Njerëzit tanë
Njerëzit tanë janë profesionistë të kualifikuar që punojnë në një kulturë partneriteti ku dija ndahet dhe kultivohet. Ne ia dedikojmë forcën tonë njerëzve tanë. Marka e tyre personale është pikërisht ajo që identifikon firmën tonë.
Përsosmëria
Me fokus cilësinë dhe njohuritë, modeli ynë i biznesit ofron një qasje përshtatur nevojave të klientëve tanë, duke përmirësuar vazhdimisht veten dhe mirëpritur çdo opinion.
Partneriteti
Partneriteti është në thelb të përqasjes sonë këshillimore. Ne vlerësojmë njohuritë dhe përvojën e klientëve tanë dhe kryejmë analiza të sakta dhe sistematike të nevojave të tyre, çka na bën të fitojmë statusin e një partneri të besuar.
Integriteti
Ne punojmë për të ndërtuar marrëdhënie të besueshme duke qenë të përgjegjshëm, duke vepruar me etikë dhe profesionalizëm. Ne inkurajojmë bashkëpunimin e hapur dhe të ndershëm, duke siguruar në të njëjtën kohë konfidencialitetin më të madh.
Objektiviteti
Ne ofrojmë këshilla të paanshme për klientët tanë dhe i informojmë ata paraprakisht për ndonjë konflikt të mundshëm interesi apo paqartësi në kërkesat e tyre.