Insight per drejtuesit e bizneseve - Connect Communities masat për të siguruar ecurinë e biznesit

Insight per drejtuesit e bizneseve – Connect Communities

May 2020

Si pjesë e projektit “Connect Communities”, AIMS International ka realizuar një tryezë rrumbullake virtuale me drejtues të bizneseve të ndryshme. Në fokus të diskutimit ishin masat e marra për të siguruar ecurinë e biznesit gjatë periudhës së COVID-19. Cdo partner i yni po e ndan këtë eksperiencë me bizneset lokale.
Dhe ne në AIMS Albania dëshirojmë ta ndajmë këtë insight me drejtues dhe CEO të biznesit në Shqipëri. Nga kjo eksperiencë internacionale u konkludua se:

-jo të gjitha industritë janë goditur nga virusi. Industria automotive është më e prekura. Kjo i ka detyruar kompanitë automotive të reduktojnë ndjeshëm shpenzimet e tyre për të siguruar ripozicionim në treg pas krizës. Në anën tjetër industritë farmaceutike, FMCG dhe e-commerce kanë lulëzuar duke rritur fitimet e tyre disa herë mbi parashikimin vjetor. Por edhe këto kompani kanë ngritur shqetësimet e tyre. Kërkesa shumë e lartë e konsumatorëve për produktet e tyre mund të ulë ndjeshëm shitjet në muajt vijues. E rëndësishme është që bisneset të jenë fleksibël dhe reagojnë shpejt për të kapërcyer fazën post -Corona.

-së dyti, puna në distancë rezultoi më pozitive sec ishte menduar. Sfidat më të mëdha nuk kanë qenë infrastruktura teknolgjike por menaxhimi i njerëzve dhe performanca e tyre. Megjithatë, për shumë biznese kjo ka rezultuar pozitive. Shumë prej tyre kanë vendosur ta implementojnë në vazhdimësi këtë praktikë pune.

-së treti, kjo periudhë ka përshpejtuar nevojën për dixhitalizim. Puna në distancë ka sfiduar sistemet dhe mënyrën e të punuarit. Kjo kërkon aftësi të reja për të siguruar ecurinë e proceseve. Po ashtu, lulëzimi i e-commerce, ka zhvilluar nevojën e bizneseve për të qenë prezentë në web. Konsumatorët tashmë janë të mësuar me praktikën e blerjeve online. Kjo do të vazhdojë edhe në periudhën post -Covid dhe më tej. Gjithë këto ndryshime po i detyrojnë kompanitë të rikonsiderojnë modelet e biznesit dhe të zhvillojnë aftësitë e njerëzve për të arritur suksesin në epokën dixhitale.

Për të lexuar artikullin e plotë klikoni në link-un https://aimsinternational.com/en/2020/05/aims-connect-communities-ceos-in-belgium-learn-that-together-we-go-faster/