20 pyetje qe duhet ti beni kandidateve te nivelit ekzekutiv
July 2020Pavarësisht nëse jeni një rekrutues që punon në një organizatë ose një konsulent në kërkim të kandidatëve të nivelit ekzekutiv, keni si qëllim të jeni gjithmonë sa më efikas dhe i saktë kur intervistoni kandidatët. Ky artikull ka në fokus kandidatët në nivelin ekzekutiv dhe pyetjet që duhet të konsideroni t’i bëni gjatë intervistës.
Mund të mësoni shumë nga cv-ja e një kandidati dhe natyrisht që shumë kandidatë të nivelit të lartë kanë një cv profesionale – për këtë arsye nuk duhet të përqëndroheni në pyetje që lidhen drejtpërdrejt me përmbajtjen cv-së.
Cilat pyetje duhet të bëni për të mësuar më shumë rreth një kandidati të nivelit të lartë?
Siç ndoshta e dini duhet të bëni pyetje situacionale, -pyetje të cilat tregojnë sjelljen e kandidatit në situata specifike. Situata të tilla mund të jenë të ngjashme me ato që kandidati do të ndeshet në rolin për të cilin po e intervistoni.
Lloji i dytë i pyetjeve që ju duhet të bëni janë pyetje motivuese -pyetje që do të zbulojnë pse një kandidat do të sillej në një mënyrë të caktuar në një situatë të caktuar. Ju mund të bëni pyetje për të kuptuar se si motivohet kandidati – me fjalë të tjera: ç farë i nxit ata? Cfarë i bën ata të duan të shkëlqejnë në një rol të caktuar?
Këto janë 20 pyetjet që mund ti përdorni gjatë intervistimit të një kandidatit ekzekutiv dhe çfarë identifikon secila prej tyre.
Pyetjet situacionale dhe motivuese:
1. Përshkruani ndryshimin më të madh që keni hasur ndonjëherë. Si u përshtatët?
Ju do të mësoni: Në se ata kanë përvojë për të ndë rmarrë një rol të vë shtirë dhe stresues.
2. Cfarë problemi të përsëritur keni pasur në një rol të mëparshëm (ose aktual) që keni dashur të zgjidhni, por nuk e keni bërë? Pse jo?
Ju do të mësoni : Qëllimet, dobësitë e mundshme dhe motivim i mundshëm për të ndryshuar rolin.
Pyetje Situacionale:
3. Mendoni për kolegun ose supervizorin më të mirë me të cilin keni punuar ndonjëherë: çfarë ju ka pëlqyer në stilin e tij të menaxhimit?
Ju do të mësoni -Aftësitë drejtuese që kandidati vlerëson më tepër.
4. Përshkruani vendimin më të vështirë që keni marrë ndonjëherë në punë.
Ju do të mësoni: Nëse ata kanë përvojën e nevojshme për të përballuar sfidat që ky rol ofron.
5. Përshkruani një situatë kur menaxheri juaj ju ka kritikuar për punën tuaj. Si reaguat dhe çfarë bëtë?
Ju do të mësoni: Reagimet ndaj gabimeve të perceptuara dhe / ose dështimeve.
6. Si i keni shitur një ide të re ekipit tuaj të menaxhimit (përshkruani në detaje) dhe cili ishte rezultati?
Ju do të mësoni: Aftësitë e lidershipit dhe ndërveprimit me të tjerë.
7. Si e mbani ekipin tuaj të fokusuar?
Ju do të mësoni: Personalitetin motivues dhe drejtues.
8. Si influenconi dhe u shisni kolegëve?
Ju do të mësoni: Aftësinë për të menaxhuar dhe / ose ndikuar në nivel horizontal.
Pyetje Motivuese:
9. A keni menduar më parë të lini pozicionin tuaj aktual të punës? Nëse po, çfarë ju ka penguar ta bëni?
Ju do të mësoni: Vlerat dhe sa i motivuar është kandidati juaj për të gjetur një mundësi të re.
10. Cilat janë për ju, vendimet më të vështira për tu marrë? Pse?
Ju do të mësoni: Dobësitë që mund të ndikojnë në rolin e punës.
11. Cfarë ju bën efektiv?
Ju do të mësoni: Stilin e punës dhe nëse kandidati përputhet me kulturën e kompanisë tuaj.
12. Cfarë suporti mendoni se do të ishte e nevojshme për ju dhe kompaninë për të qenë të suksesshëm?
Ju do të mësoni: Nëse pritshmëritë dhe kërkesat përputhen me burimet që kompania ka në dispozicion.
13. Cilat janë tre gjëra në lidhje me rolin tuaj të fundit që ju kanë dhënë më shumë kënaqësi?
Ju do të mësoni: Vlerat që kandidati do të sjellë në këtë rol.
14. Në cilat fusha dëshironi të zhvilloheni më tej?
Ju do të mësoni: Potencialin për tu rritur brenda organizatës tuaj
15. Cila është gjëja më interesante e juaja që nuk është e keni përfshirë në cv?
Ju do të mësoni: vlerat personale dhe interesat e tjera.
16. Nëse do të kishe mundësi të zgjidhje cilëndo punë apo kompani, ku do të shkoje?
Ju do të mësoni: Personalitet, interesa të tjera dhe kreativitet.
Pyetje të tjera:
17. Cfarë keni bërë për të përmirësuar aftësitë tuaja të komunikimit verbal?
Ju do të mësoni: Aftësitë e komunikimit verbal; insight per pikat e veta të fshehura.
18. Cfarë po bëni për të përmirësuar aftësitë tuaja të dëgjuarit?
Ju do të mësoni: Nëse ata përpiqen në mënyrë aktive për t’iu dhënë njerëzve përgjigje kuptimplotë insight per pikat e veta të fshehura.
19. Si do ta përshkruanit atë që bëjmë NE?
Ju do të mësoni: Thellësinë e të kuptuarit të misionit të kompanisë suaj.
20. Cilat pyetje që mendoni se janë të rëndësishme, nuk jua kam bërë?
Ju do të mësoni: Aftësia për të reflektuar në situata dhe gatishmërinë për të zbuluar gjëra që mund të kenë munguar gjatë intervistës.
Shkruar nga Torsten Miland
Përshtatur në shqip nga AIMS Albania