5 menyra per te forcuar marken e punedhenesit premtime për punonjësit aktivitetet e marketingut

5 menyra per te forcuar marken e punedhenesit

August 2020

Kush dëshiron të punojë për një kompani e cila ka një reputacion të mirë, vizion dhe strategji të shkëlqyer, qëllim të qartë, biznes të qëndrueshëm dhe punonjës të përkushtuar? Besojmë se përgjigja është e qartë: të gjithë.

Shumë kompani investojnë shumë kohë dhe përpjekje kur përcaktojnë strategjitë e tyre të gjetjes së talentit dhe markës së punëdhënësit (employer Brand). Këto strategji zakonisht përfshijnë propozimin e vlerës së punëdhënësit (ose më të thjeshtë: premtime për punonjësit e ardhshëm dhe aktualë) dhe aktivitetet e marketingut të punëdhënësve. Eshtë e zakonshme që këto projekte, në përcaktimin e këtyre elementeve thelbësore, të marrin kohë dhe të angazhojnë BNJ të brendshme, menaxherët e lartë, por edhe bordin ekzekutiv. Përfitimet e markës së suksesshme të punëdhënësit vështirë se kontestohen: kosto më e ulët e rekrutimit përmes një grupi më të madh talentesh të kualifikuar dhe qarkullim më i ulët i punonjësve.

Sfida e vërtetë nuk është se si të përcaktohemi dhe të shprehemi në mjete të ndryshme të marketingut. Sfida e vërtetë është më tepër të tregojmë se si i zbatojmë parimet themelore në bashkëveprim me talentin tonë, të brendshëm dhe të jashtëm. Sfide tjeter eshte edhe të tregojmë një përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të kompanisë dhe deklaratave të lidhura me punëdhënësit që bëjmë ndaj kandidatëve dhe punonjësve tanë.

Ne kemi parë që procesi i rekrutimit e vë në provë markën e kompanisë. Ne shohim kandidatë që ndajnë përvoja të shumta negative të rekrutimit në mediat sociale. Kjo zakonisht nuk ka të bëjë me rezultatin, por më shumë me mënyrën e trajtimit të tyre gjatë procesit të rekrutimit.

Ndaj po ndajmë me ju 5 përvojat tona kryesore se si të forconi markën tuaj të punëdhënësit kur rekrutoni:

1. Sigurohuni që rekrutuesit tuaj, menaxherët e linjës dhe partnerët e jashtëm të rekrutimit ndajnë të njëjtin mendim mbi pritshmëritë tuaja dhe mund të përfaqësojnë denjësisht markën e kompanisë. Pasja e një pune ekipore të mirë midis specialistëve të markave të punëdhënësve, rekrutuesve dhe menaxherëve të linjës do të jetë një pjesë thelbësore e suksesit tuaj.

2. Trajtojini kandidatët me një respekt të madh dhe jini të përgatitur para se të ndërveproni me ta. Një intervistë profesionale dhe e strukturuar mirë është e domosdoshme dhe siguron që kandidatët të vlerësohen në mënyrë korrekte. Klikoni për të lexuar një artikull të shkëlqyer të shkruar nga Torsten Miland, AIMS Partner Danimarkë mbi proceset dhe pyetjet e rekomanduara.

3. Cdo kandidat me të cilin jeni lidhur, kërkon feedback të qartë gjatë procesit dhe pasi të jetë marrë vendimi për rekrutimin. Cilësia e feedback-ut duhet të lidhet me kohën që kandidati kalon në proces. E shprehur thjesht: nëse intervistoni dhe nuk e kualifikoni kandidatin, duhet të jepni arsye të hollësishme pse arritët në atë konkluzion.

4. Pas punësimit të kandidatit sigurohuni që procesi juaj i onboarding të jetë aktiv dhe të prezantoni punonjësin e ri në kompani me kulturën dhe njerëzit në një mënyrë sa më të strukturuar.

5. Pas onboarding, matni nëse periudha e prezantimit ka qenë e suksesshme dhe zhvilloni procesin bazuar në feedback të ndërsjellë. Kjo do të thotë që ju duhet të vendosni objektiva për onboarding dhe të gjeni mënyra për të matur sa mirë ka performuar organizata juaj.
Emëruesi i përbashkët është që ju të komunikoni hapur me kandidatët tuaj dhe punonjësit e rinj. Mbi të gjitha, ata kanë zgjedhur kompaninë tuaj si punëdhënës dhe vlen t’iu kushtohet vëmendje e jashtëzakonshme.

Këtu është një shembull konkret se �farë ndikimi afatgjatë mund të ketë lloji i duhur i sjelljes. Ju lutemi shikoni historinë e shkëlqyer të letrës së 7-vje�arit Zachary Ledford drejtuar Lego dhe përgjigjen e tyre. Në letrën e përgjigjes që menaxheri ka shkruar ndan shumë për kulturën e Lego. Letra ka krijuar, (edhe pse shkruar 25 vjet më parë), një ekspozim të gjerë në mediat sociale dhe ka forcuar markën e punëdhënësit të Lego në një mënyrë që shumë kompani mund vetëm ta ëndërrojnë.

Përvoja jonë është se, nëse ndiqni 5 praktikat më të mira të përmendura më lart, ju tashmë, ka shumë të ngjarë, të dilni më mirë se disa nga konkurrentët tuaj.

Në AIMS International ne mbështesim klientët tanë për t’u siguruar që ata të respektojnë deklaratat e markave të punëdhënësve dhe që kandidatët të trajtohen mirë gjatë procesit. Ne jemi gjithmonë transparent në lidhje me reagimet e kandidatëve dhe synojmë të zhvillojmë dhe forcojmë propozimin e vlerës së klientit tonë. Përmes zgjidhjeve tona globale të menaxhimit të talenteve, ne i kushtojmë vëmendje shtesë edhe procesit të onboarding dhe sigurohemi që kandidatët tanë të kryejnë sa më mirë detyrat e reja. Kontaktoni me një nga konsulentët tanë sot për të mësuar se si mund t’ju mbështesim në tregun tuaj lokal.

Shkruar nga Mikko Taipale, AIMS Suedi
Pershtatur ne shqip nga AIMS Albania