5 Sfidat e sotme ne menaxhimin e talenteve Çfarë masash mund të konsideroni

5 Sfidat e sotme ne menaxhimin e talenteve

September 2021

Për Burimet Njerëzore mbetet sfidë identifikimi i njerëzve të duhur për pozicionin e duhur. Mbushja e hendekut të aftësive që u krijua gjatë pandemisë është njëra anë dhe nga ana tjetër “lufta për talentin” vazhdon në mënyrë konstante.

Ndërsa disa kompani morën masat e duhura për të zhvilluar me shpejtësi talentet e tyre për të përballuar ndryshimet e punës, kjo i ka bërë ato më interesante për kompanitë e tjera, të cilat mund të përpiqen të tërheqin talentet e tyre.

Për të penguar përkpjekjet e këtyre kompanive, është e rëndësishme të krijoni një mjedis stimulues dhe të kënaqshëm të punës për të mbajtur talentet tuaj të motivuar të qëndrojnë me kompaninë tuaj.

Çfarë masash mund të konsideroni për menaxhimin talenteve?

Aktivizimi i punonjësëve më të talentuar. Jepini atyre detyra dhe sfida të reja për të arritur. Kjo do të mbështes zhvillimin e tyre. Ata duhet të jenë të motivuar për të performuar.

Balanca e jetës personale-profesionale. Kufiri midis punës dhe jetës private po zbehet gjithnjë e më shumë. Të dhënat tona flasin si për menaxher që punojnë kur janë me pushime apo orare të zgjatura në punë. Për të rritur produktivitetin krijoni mundësi që punonjësit të shkëputen mendërisht nga puna.

Eksperienca e punonjësve. Mënyrat për të mbajtur të angazhuar forcën punëtore nuk janë më të njëjtat me ato që ishin më parë. Sistemi duhet të rishikohet dhe përshtatet me nevojat e punonjësve. Zëri i tyre do t’ju tregoj ku të fokusoheni dhe çfarë të përmirësoni. Konsideroni eksperiencë e punonjësve njësoj si eksperincën e klientëve tuaj.

Buxhetet për zhvillimin e talenteve. Mundësia për t’u zhvilluar po bëhet faktori kryesor i tërheqjes së talenteve nga konkurenca apo mundësive jashtë shtetit. Gjatë studimit tonë në 2020, 42 % e vendimmarrësve kishin rritur buxhetet për programet e zhvillimit në 2021, gjë e cila është shumë pozitive. Megjithatë, është domosdomshëri përdorimi i mjeteve vlerësuese për të identifikuar aftësitë që kanë nevojë të zhvillohen për të rritur efikasitetin e këtyre programeve (kthimin e investimit).

Shpërblimi i përformancës. Kompensimi duhet të jetë konform përmbushjes së përgjegjësive të punës dhe në përputhje me ndryshimet e tregut të punës. Kjo është shumë e rëndësishme për të mbajtur punonjësit tuaj të kënaqur dhe gjatë në kompani.

Pas pandemisë, bota nuk do të jetë kurrë e njëjta. Nuk duhet pretenduar se rekrutimi dhe manxhimi i talenteve do të ngelen njësoj. Thjesht duhet të jemi gati të përmbushim nevojat e bizneseve tona pavarësisht tjetërsimeve të sfidave.