5 Strategji se si te punesoni menaxhere me te mire Masni potencialin për të ardhmen Bëhuni objektiv Mbani proçesin të strukturuar

5 Strategji se si te punesoni menaxhere me te mire

August 2021

Menaxherët luajnë një rol të madh në suksesin e biznesit. Ata pritet të drejtojnë operacione biznesi, të ekzekutojnë strategji, të trajnojnë dhe të zhvillojnë të tjerët, të trajtojnë çështjet e personelit etj. E megjithatë, Gallup deklaron të dhëna alarmante se në 82 % të kohës kompanitë punësojnë njerëzit e gabuar në role menaxheriale.

Pse ndodh kjo?

Punonjësit shpesh promovohen në pozicione drejtuese sepse tregojnë interes, kanë më shumë vjetërsi në punë ose kanë performuar më mirë në rolin e tyre aktual si kontribues individual. Por këto nuk përkthehen gjithmonë në aftësi të mira drejtuese.

Si mund të zgjedhin bizneset drejtues që vërtetë do t’i ndihmojnë të lulëzojnë?

Këto janë strategjitë më të mira që AIMS international sugjeron:

Masni potencialin për të ardhmen: Zhvilloni një model të kompetencave të lidershipit që krijon qartësi se si duket suksesi i një drejtuesi të mirë. Më pas vlerësoni të gjithë aplikantët kundrejt këtij modeli. Përshtateni modelin tuaj për të bërë dallimin midis niveleve të lidershipit, por mbajeni të thjeshtë për të qenë i zbatueshëm në të gjithë organizatën.

Bëhuni objektiv: Gjykimi i potencialit të lidershipit për të ardhmen është i vështirë sepse shpesh ngatërrohet me informacione dhe perceptime rreth performancës së kaluar. Gabimi njerëzor krijon paragjykim dhe zhurmë në proçesin e punësimit, duke e bërë të vështirë përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë. Bëhuni sa më objektiv duke përdorur vlerësimet për të patur të dhëna sa më objektive. Sigurohuni që mjetet që zgjidhni të matin kompetencat e përafërta me modelin tuaj të lidershipit.

Mbani proçesin të strukturuar: Përdorimi i së njëjtës intervistë të strukturuar dhe proçesit të standardizuar me çdo kandidat ndihmon në heqjen e paragjykimeve dhe maksimizimin e mundësive për të zgjedhur drejtuesin e duhur.

Jepni një përshkrim realist të pozicionit: Përzgjedhja është e dyanëshme: kompania zgjedh kandidatin dhe kandidati zgjedh kompaninë. Një proçes i mirë përzgjedhjeje nuk mbledh vetëm informacionin e duhur për çdo kandidat. Ai gjithashtu jep një përshkrim realist të aspekteve shpërblyese dhe sfiduese të rolit. Kjo e ndihmon kandidatin të kuptoj nëse është roli dhe kompania e duhur për të. Kështu kompanitë do të zgjedhin individë që kanë më shumë gjasa të angazhohen dhe të qëndrojnë gjatë.

Kërkoni gjerësisht për talente: Sot, shumica e menaxherëve zgjidhen jashtë kompanisë duke mos u dhënë shumë mundësi punonjësve aktualë të tregojnë potencialin e tyre. Postoni rolet tuaja menaxheriale së brendshmi dhe reklamojini ato gjerësisht së jashtmi. Kjo e bën procesin të drejtë, krijojnë mundësi të rritjes së brendshmi dhe rrit mundësitë për të gjetur talente potencial.

Përfshirja e këtyre 5 praktikave në programin tuaj të punësimit të menaxherëve do t’ju ndihmojnë të gjeni, zgjidhni dhe vendosni drejtuesit e duhur në rolet e duhura.

Na kontaktoni për të mësuar më tepër si mund t’ju ndihmojmë të përzgjidhni kandidatët e duhur për pozicionet menaxheriale.