6 Atributet e liderave ne kohe pandemie
September 2020Pandemia globale paraqet sfida unike të lidershipit që mund të përballohen duke kuptuar përshtatjen e drejtuesve me mjedisin e ri të punës. Për të patur sukses drejtuesit duhet të kenë disa atribute që parashikojnë performancë të lartë në varësi të këtij konteksti pune.
AIMS International ka identifikuar sfidat kryesore sot dhe atributetet kryesore për sukese.
Sfidat kryesore që drejtuesit hasin në kohë pandemie:
1. Drejtimi i ekipeve të shpërndarë gjeografikisht
2. Arritja e rezultateve në pasiguri dhe paqartësi të lartë
3. Kujdesi për sigurinë e punonjësve dhe operacioneve
4. Krijimin dhe zbatimin e strategjive të reja
5. Ndryshim të shpejt të produkteve, shërbimeve dhe proçeseve
6. Të veprojë me burime të kufizuara
Cdo kompani është unike dhe mund të mos jetë përballur me të gjitha sfidat por 6 sfidat e përmendura më lart janë kryesoret. Atributet e mëposhtme janë ato që i duhet një lideri për t’u përballur me sukses me këto sfida.
• Kujdeset dhe tregon vëmendje ndaj të tjerëve
• Fokusohet në përfundimin e detyrave
• Kupton njerëzit dhe sjelljet e tyre
• I aftë të bindë të tjerët për një këndvështrim të caktuar
• U beson njerëzve dhe i përfshin në vendimmarrje
• Shpreh hapur ndjenjat dhe emocionet
Pandemia globale ka demonstruar qartë se sa shpejt dhe në mënyrë dramatike mund të ndryshojë konteksti i punës së një lideri. Tani është koha për t’u siguruar që udhëheqësit tuaj janë të përgatitur të përballen me sfidat e së tashmes dhe të ardhmes për të drejtuar me sukses kompaninë tuaj. Me kënaqësi mund të diskutojmë me ju lidhur me mjetet e duhura për të vlerësuar dhe zhvilluar liderët tuaj.