Ne jemi po aq gati sa na lejojne masat qe kemi ndermarre – Po ti?
March 2020Nuk e mendonim qe e gjithe bota jone do te ndryshonte ne kaq pak kohe. Askush nuk e besonte qe do te vinte rreziku prane nesh edhe pse kembanat e alarmit kishin rene prej kohesh. Natyra e biznesit tone na ben qe te bashkepunojme me klientet tane kudo qe ndodhen duke perfshire ketu edhe Italine fqinje. Per te siguruar ecurine e operacioneve ne cdo moment dhe per t’i plotesuar kerkesat e klienteve tane ne cdo kohe, filluam te merrnim masa pak me perpara se gjithe kjo te ndodhte.
CESHTJE QE DUHEN MARRE NE KONSIDERATE
Nese jeni drejtues biznesi, qofte korporate apo SME, keto jane disa gjera qe duhet te merrni ne konsiderate:
Njerezit:
– Si t”i mbani punonjesit tuaj te sigurt? Kush mund te punoje nga shtepia dhe kush jo? Si te zvogeloni rreziqet per ata qe duhet te vijne ne pune dhe si te shmangni situaten kur i gjithe ekipi juaj nuk eshte ne gjendje te punoje? Si mund t’i mbeshtesni ata me familjet e tyre (kush ka femije ne shtepi apo njerez te moshuar per te cilet duhet te kujdesen)?
Financat:
– A jane financat tuaja vjetore ne rrezik? Mendoni per masa afatgjate. Po sikur kjo situate te zgjase me teper sec pritej apo te hyne ne fuqi masa te tjera shtrenguese (sikurse po ndodh)? Nqs ndiheni te rezikuar per shkak se kane filluar te anullohen disa prej kerkesave te klientet tuaj, beni mire qe te pershpejtoni perfundimin e kerkesave qe keni akoma aktive. Perdorini financat tuaja me kujdes me qellim qe ta mbani biznesin tuaj funksional per sa me gjate qe te jete e mundur. Mendoni se si mund t’i transformoni ofertat dhe produktet tuaja duke i bere me terheqese dhe te pershtatshme me situaten ne te cilen ndodhemi. Shikoni per mundesi te reja , jo vetem rreziqe. Shkathtesia dhe fleksibiliteti jane thelbesore per ecurine e biznesit tuaj.
Zinxhiri i Furnizimit:
– A eshte zinxhiri juaj i furnizimit ne rrezik? A rrezikohet nevoja per lenden baze apo shperndarja e produktit final? A do jeni ne gjendje te beni blerjet e produkteve qe ju nevojiten? Nga ana tjeter, a do te jene ne gjendje klientet tuaj te blejne nga ju? Psh, biznesi juaj operon ne industrine e ushqimit dhe ju furnizoni hotele, restorante etj. Klientet tuaj mund te zhduken por nevoja per ushqim ngelet gjithmone domosdoshmeri. Cfare alternativash te tjera mund te ndiqni, ndryshe nga biznesi aktual?
Mendoni gjithashtu edhe per implikime te tjera afatgjate,psh a jeni i varur vetem nga nje burim furnizimi, a eshte tregu i limituar?
Aftesite e Duhura:
– A i keni njerezit e duhur per ta perballuar kete situate? A keni nevoje te rimodeloni disa profile pune? Psh nese ekipi juaj i shitjeve nuk mund te udhetoje me, a keni nevoje per aftesi te reja? Si per shembull e-commerce?
Praktikat e Punes:
– Cfare praktikash te reja pune duhet te implementoni ne kompanine tuaj? Merrni ne konisderate menyren e drejtimit, mbledhjet dhe te punuarin ne ekip. Si mund te ruani jo vetem produktivitetin, por edhe te lehtesoni ndikimin e distancimit social? Tani me shume se kurre, ne kemi nevoje per bashkeveprim shoqeror, solidaritet dhe sens humori. Cfare mund te beni ju?
Programet Mbeshtetese:
– Shikoni se cfare politikash lehtesuese ofron qeveria per te ndihmuar biznesin. Qendroni gjithmone te perditesuar pasi mund te kete ndryshime te shpeshta dhe masat administrative mund te jene te renda.
CFARE MUND T’ JU OFROJME
I gjithe ekipi i AIMS International Albania and Kosovo eshte duke punuar nga shtepia prej disa javesh tashme. Jemi pershtatur shume mire qe te punojme se bashku ne menyre virtuale dhe jemi pajisur me infrastukturen e nevojshme dhe pajisjet teknologjike qe te zhvillojme intervistat, vleresimet, trajinimet etj nga distance, ashtu sikurse e kemi bere per shume vite me rradhe. Ne mund t’ju ofrojme ne Kerkim Ekzektiv, Konsulence mbi Lidershipin, Menaxhim dhe Vleresim Talentesh.
Ne mendojme qe cdo krize sjell dhe mundesi te reja dhe ne i kemi pershtatur sherbimet qe ofrojme me qellim qe te mbeshtesim nevojat e klienteve tane ne keto kohe pasigurie.
Ajo qe ne ofrojme per ju eshte:
–Rekrutimi ne distance-ekspertiza jone disavjecare ka bere qe kjo praktike te jete aplikuar edhe me heret dhe eshte shume efektive vecanerisht per kohen ne te cilen jetojme.
–Konsulence mbi lidershipin – mund t’ju ofrojme konsulence ne distance per tju ndihmuar qe te drejtoni ne menyre efektive operacionet, financat dhe njerzit tuaj pavaresht krizes.
–Vleresim Talentesh– aplikimi i metodat me te fundit vleresuese sic jane testet psikometrike te cilat zhvillohen online, ju mundesojne qe te beni nje vleresim te sakte te potencialit te punonjesve tuaj si dhe ju mundesojne qe te keni ne ekipin tuaj njerzit me aftesite e duhura per ta ndihmuar biznesin tuaj ne keto kohe.
Ju lutem na kontaktoni nese deshironi te dini me teper apo ndani eksperjencen tuaj me ne. Jemi te gatshem te punojme me ju per t’ju siguruar zgjidhje te qendrueshme pavaresisht se mund te jete nje nevoje imediate apo projekt afatgjate, ekipi yne eshte ketu per t’ju ndihmuar.