HR Open Week 2021
March 2021AIMS International Albania si çdo vit, ishte prezent në “HR Open Week ” organizuar nga AmCham, duke sjellë ekspertizë në temat më të rëndësishme të momentit në Burimet Njerëzore.
Këtë vit, konsulenti ynë Endri Ndoni diskutoi me të ftuarit se si bizneset të tërheqin dhe mbajnë gjeneratën e re të drejtuesve në këtë të ardhme të pasigurt.
Duke analizuar vështirësitë që hasin rekrutuesit në menaxhimin e numrit të aplikimeve, punësimet remote, përfshirjen e talenteve dhe transformimet e bizneseve ka ardhur koha për një përqasje të re të përzgjedhjes së talenteve.
Gjatë webinarit u prezantua rëndësia e inkorporimit të instrumentave vlerësuese në rekrutim dhe përzgjedhje të cilat përmirësojnë ndjeshëm:
-Eksperiencën e kandidatëve gjatë aplikimit
-Efikasitetin e proçeseve
-Eficencën e përzgjedhjes së talenteve me potencial të lartë
Të tre këto “E ” duhet të jenë në fokus të çdo rekrutimi me qëllim që të adresohen sfidat e Burimeve Njerëzore dhe të rritet impakti pozitiv në biznes.