Mbledhja e Pergjithshme Vjetore Virtuale – AIMS International 2021
November 2021Gjatë javës 25 – 29 tetor 2021, AIMS International zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Vjetore. Për të dytin vit radhazi ky takim u mbajt virtualisht dhe morrën pjesë kolegë nga mbi 50 vende të ndryshme të botës.
Fokusi kryesor gjatë takimeve u vendos tek,” Digital Transformation”, “Partner Strategy” dhe “Sustainability” si dhe rritja e bashkëpunimit midis partnerëve për t’ju ofruar ekspertizë globale nevojave të klientëve tanë lokal.
Board Services dhe Life Sciences Practices organizuan takime me të ftuar special. Një prej këtyre ishte Carlota Hermida, ish Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore nga Bayer e cila diskutoi sfidat njerëzore përballë ndryshimeve dhe momenteve kritike në organizata.
Board Services prezantuan Timo Vouri, konsulent strategjie dhe profesor në Universitetin Aalto dhe Tero Ojanperä, drejtues global i teknologjisë dhe inovacionit të biznesit. Të dy të ftuarit ndanë ekspertizën e tyre mbi leadershipin strategjik në transformimin e AI.
Gjithashtu u dedikua kohë për “Chit Chats”, takime argëtuese për të angazhuar të gjithë kolegët. Aktivitete “Team building” u përfshinë gjatë takimit virtual si dhe çmime për fituesit në mbylljen e eventit.
Edhe pse virtualisht u arrit qëllimi i takimi, forcimi i lidhjeve ekzistuese si dhe krijimi i lidhjeve të reja, duke e afruar edhe më shumë komunitetin tonë global.