Information
publish date

07-11-2017

end date

23-11-2017

contact person

[email protected]

job places

Tirane

industry

Business Supplies

position

Human Resources

serial code

BN831


Job Description

Menaxher Ligjor dhe Burimesh Njerezore

November 2017

Klienti ynë është një kompani e mirënjohur shqiptare që operon në industrinë e tregëtimit të materialeve industrialë në Shqipëri dhe Kosovë. Në emër të tij, jemi në kërkim të një Përgjegjësi Juridik dhe Burimesh Njerëzore me eksperiencë, për të suportuar nevojat e personelit, si dhe mbarëvajtjen e aspekteve ligjore e proceduriale të kompanisë.

Role:

Kandidati i suksesshëm do të ushtrojë rolin e koordinatorit ligjor dhe njerëzor në kompani, duke krijuar strukturat mbështetëse të nevojshme për pajtueshmërinë me procedurat, rregullat dhe ligjet në fuqi, si dhe duke menaxhuar kuadrin administrativ të Burimeve Njerëzore.

Responsibilities:

• Gjenerimi, redaktimi dhe mirëmbajtja e kontratave dhe dokumentave zyrtare për personelin e brendshëm dhe palët e treta.
• Dizenjimi në mënyrë proaktive i sistemeve të menaxhimit të dosjeve ligjore, ruajtja e dosjeve origjinale ligjore, dokumentet e korporatave dhe opinionet ligjore.
• Orientimi ligjor i stafit të ri dhe mbajtja e trajnimeve ligjore dhe materialeve udhëzuese për pajtueshmërinë.
• Koordinimi i procedurave të punësimit apo lëvizjes së stafit, dhe mbajtja e trajnimeve dhe udhëzimeve lidhur me burimet njerëzore.
• Përpilimi i përshkrimeve të punës,dhe menaxhimi i rekrutimeve, në bashkepunim me menaxhërët e linjës.
• Planifikimi dhe kryerja e analizave organizative, duke përfshirë mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave.
• Suporti në planifikimin dhe koordinimin e vlerësimit periodik të perfomancave të punonjësve.

Requirements:

• Diplomë Juridike
• Përvojë mbi 4 vjecare në funksione të ngjashme
• Njohuri shumë e mirë e gjuhës Italiane dhe Angleze
• Fleksibilitet dhe gjykim i mprehtë në raportimin e dy funksioneve të ndryshme (Ligjore, HR).
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi. Përvojë në punën me individë të profileve të ndryshëm duke përdorur ndjeshmërinë e duhur.
• Aftësi e provuar për të trajtuar informacionin konfidencial me diskrecion.
• Kujdes ndaj detajeve, dhe aftësi për të marre inisiativë dhe zgjidhur problemet në mënyrë të pavarur

If you are interested in applying for this position, please send your CV in English, referring to the Job Position, to: [email protected] before 23 of November 2017 All applications will be treated as strictly confidential. Only candidates meeting our client’s criteria will be notified.
AIMS International – Albania Shpk, European Trade Center, Tower A – 13/3, Tirana Albania

Phone: +355 4 45 09 261, Web: www.aims.al

AIMS International – Albania Shpk, Old Tirana Building, Rr. Bardhok Biba, Tower A; 10/34, Tirana, Albania

Phone: +355 4 45 09 261, Web: www.aims.al

WE FIND&GROW YOUR LEADERS

www.aimsinternational.com