Information
publish date
06-8-2019
end date
21-08-2019
contact person
job places
Tirana
industry
Food Production
position
General Management
serial code
GM958
Job Description
Drejtor Filiali – Tirane
August 2019Në emër të klientit tonë, një kompani shqiptare prodhimi e mirënjohur në FMCG, jemi në kërkim të një Drejtori për Filialin e Tiranës për të mbështetur zgjerimin e aktivitetit të kompanisë.
Roli:
Drejtori i Filialit do bashkëpunojë ngushtësisht me zyrat qendrore e do koordinojë departamentet e ndryshëm të Filialit për të garantuar eficencën maksimale të operacioneve ditore. Do të kujdeset për përmirësimin dhe zgjerimin e strukturës aktuale, si dhe përditësimin e termave komercialë për klientët. Do ketë në përgjegjësi menaxhimin e ekipit të shitjeve dhe implementimin e politikave të duhura komerciale / të shitjes. Kandidati i suksesshëm për këtë rol do kryejë analizimin e situatave/problematikave eventuale, do marrë vendime mbi zgjidhjet dhe do delegojë detyrat në hallkat e tjera. Drejtori i Filialit do kujdeset që të përçojë suksesshëm kulturën e kompanisë si nga ana operacionale ditore ashtu edhe nga ajo strategjike. Do raportojë direkt tek Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv.
Përgjegjësitë:
• Maksimizimi i volumeve të shitjes dhe përfitueshmërisë së markës sipas objektivave të kompanisë
• Menaxhimi i strukturës së Filialit në të gjitha operacionet, strukturat dhe rezultatet
• Definimi i politikës komerciale për zonën që mbulohet në mënyrë direkte, duke qenë në linjë me politikën komerciale të të gjithë kompanisë
• Implementimi konkret dhe korrekt i prioriteve të kompanisë në pjesën e territorit në menaxhim
• Përmirësimi i strukturës së shitjes dhe shpërndarjes, përmes një qasje proaktive
• Koordinimi midis Departamenteve të ndryshme të Filialit për të garantuar ecurinë normale të operacioneve ditore dhe mujore duke përmirësuar në rast se e nevojshme procedurat e organizimit të brendshëm
• Përgjegjesi financiare në lidhje me aplikimin e duhur të termave komerciale, ndjekjen e shpenzimeve mujore për të qenë në linjë me buxhetet e përcaktuara, etj.
• Mbajtja e marrëdhënieve direkte me furnitorët lokalë direktë për mbarëvajtjen e aktivitetit të Filialit
• Në bashkepunim me Drejtorin e Shitjeve, caktimi i buxheteve mujore/vjetore të shitjes sipas ndarjeve të ndryshme komerciale dhe grup produkteve
• Mbajtja direkte e marrëdhënieve me kompaninë mëmë që përfshin furnizimet dhe koordinimet e nevojshme
• Plotesimi dhe dërgimi i raporteve të caktuara periodike, por edhe të tjera raportesh specifike në bazë të kërkesave tek Drejtori i Përgjithshëm
• Mbajtja e marrëdhënieve me klientët më të rëndësishëm (key accounts) dhe distributorët
Kërkesat:
• 7+ vite përvojë në shitje, prej të cilave të paktën 3 vite në industrinë e FMCG
• 3+ vjet përvojë në pozicione Drejtuese/Menaxheriale (Eksperienca konkrete në menaxhim të Logjistikës apo Financave, përbën avantazh)
• Njohuri shumë të mira të tregut dhe klientelës FMCG në Shqipëri
• Diplomë universitare në Biznes, Marketing apo shkenca të tjera ekonomike
• Nivel i kenaqshem i zoterimit të Anglishtes, të shkruar dhe të folur
• Aftesi të kenaqshme komunikimi ndër-personal, aftësi për të dhënë e pranuar mendime alternative
• Njohuri mbi mjetet/ taktikat e marketingut, vecanerisht në pjesën e komunikimit drejt konsumatorit final, dhe ndërtimit të imazhit pozitiv dhe të qendrueshëm për markën dhe produktet
• Njohuri të mira financiare, kapacitet për të buxhetuar dhe ndjekur në vazhdimesi të performancës
• Eksperiencë e mëparshme pune me programe të automatizuara shitjesh dhe me ERP
• Aftesi dhe kapacitet organizativ/koordinues për të punuar në struktura me departamente të ndryshme.
• Qasje aktive në lidhje me identifikimin e oportuniteve dhe problemeve dhe dhënien e ideve për permirësim/zgjidhje
• Kapacitet për të fuqizuar dhe motivuar ekipin në varësi
• Aftësi të forta negociuese që krijojnë marrëveshje biznesi në respekt të politikave të kompanisë
• Njohuri shumë të mira të strategjive të shitjes e komerciale
• Aftësi të mira analitike dhe parashikuese
• Zotësi për të punuar në mënyrë autonome dhe rezistencë ndaj stresit
Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion ,aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në emailin: [email protected] deri në datën 21/8/2019 Të gjitha aplikimet do trajtohen në konfidencialitet të plotë. Do jemi të lumtur t’ju intervistojmë në rast se plotësoni kërkesat e klientit tonë.
APLIKONI!
AIMS International – Albania Shpk, European Trade Center, Tower A – 13/3, Tirana Albania
Phone: +355 4 45 09 261, Web: www.aims.al
AIMS International – Albania Shpk, Old Tirana Building, Rr. Bardhok Biba, Tower A; 10/34, Tirana, Albania
Phone: +355 4 45 09 261, Web: www.aims.al
WE FIND&GROW YOUR LEADERS
www.aimsinternational.com