A i kane punonjesit tuaj aftesite e duhura per te punuar ne distance vlerësoni dhe masni saktë aftësitë e punonjësve dhe menaxherëve për të punuar në distancë

A i kane punonjesit tuaj aftesite e duhura per te punuar ne distance

September 2020

Në të gjithë botën por edhe në Shqipëri, kompanitë janë të detyruara të punojnë në distancë.
Kjo ka qënë një sfidë për të gjithë, e aq më tepër për tregun tonë, duke qënë një praktikë jo shumë e përhapur. (Jemi ende të varur nga zyra..)

Punonjësve, e vecanërisht menaxherëve ju desh të ndryshojnë stilin e tyre të punës në pak kohë. Mungesa e shkëmbimit me kolegët, mos menaxhimi efektiv i kohës apo elementë të tjerë të jashtëm ndikuan direkt në performancën e biznesit.

Kjo i ka vendosur Burimet Njerëzore përballë sfidave të reja për të rritur produktivitetin, ruajtur kulturën kompanisë apo kohezionin e ekipeve.

Por si të siguroheni që njerëzit tuaj të jenë efikas në këtë realitet të ri?

Ju duhet të vlerësoni dhe masni saktë aftësitë dhe kapacitetin e punonjësve dhe menaxherëve për të punuar në distancë.

—->Shiko Raportin e Vleresimit Remote Work

Ne në AIMSAlbania, në bashkepunim me partnerët tanë globale SHL, mund t’ju ndihmojmë të identifikoni potencialin e ekipit tuaj për të punuar në distance. Ju do masni saktësisht kompetencat në tre fusha të lidhura me punën “remote”:

1. Marrëdhëniet me të tjerët
2. Zakonet e punës
3. Vetë-Zhvillimi dhe Mirëqenia

Kjo do të identifikojë nevojat për përmirësime dhe ku të investoni për zhvillimin e tyre. Në bazë të rezultateve, do t’ju ndihmojmë me hartimin e praktikave të thjeshta dhe planeve të zhvillimit për një fuqi punëtore produktive në “Normalitetin e Ri”.

Ka ardhur koha për të rimenduar qasjet e Menaxhimit të Talenteve. “Puna e së ardhmes” është këtu dhe ne e jetojmë atë cdo ditë.

A janë të gjithë punonjësit tuaj të aftë dhe të motivuar për të punuar në distancë? Zbulojeni…