A keni drejtuesit e duhur per te rimekembur biznesin tuaj vleresim i sakte i sjelljeve te lidershipit

A keni drejtuesit e duhur per te rimekembur biznesin tuaj

October 2020

Bizneset po përballen me ndryshime të shpejta që sjellin implikime kritike për jetëgjatësinë e tyre. Kompanitë kanë nevojë për drejtuesit e duhur për të arritur fazën e rimëkëmbjes shpejt. E rëndësishme është të dini:
• Çfarë drejtuesish keni në biznesin tuaj?
• A i kanë ata aftësitë e duhura për të drejtuar trasformimet që po ndodhin?
• A janë drejtuesit tuaj me fokus transformues (lider) apo transaksional (menaxher)?

—>SHKARKO Raportin – Leadership Profile

E ndërsa kërkesa për “drejtuesit e duhur” është gjithmonë e më dinamike, vlerësimi dhe strategjia për zhvillimin e tyre ecën ngadalë. Burimet Njerëzore duhet të marrin nisma për të vlerësuar saktë dhe identifikuar sjelljet kritike që lidershipi duhet të shfaqi për të kapërcyer krizën.
AIMS Albania ju vjen në ndihmë me mjetet psikometrike të SHL për të vlerësuar drejtuesit tuaj. Ky vlerësim do t’ju ndihmoj:
• Të kuptoni stilin individual të lidershipit për çdo drejtues
• Të identifikoni potencialin e tyre drejtues dhe nevojat për përmirësim
Të zhvilloni drejtuesit tuaj duke vënë në fokus aftësitë që ju duhen për të ardhmen
Të përditësoni programet e zhvillimit të lidershipit

Ne në AIMS Albania:
Krahasojmë drejtuesit tuaj me më të mirët-Vlerësimet tona bëhen kundrejt normave krahasuese globale.
Ju mbështesim përtej vlerësimit-Ofrojmë seanca feedback-u individuale, planifikim zhvillimi të drejtuesve dhe coaching.

Ju ndihmojmë të zhvilloni gjeneratën e ardhshme të drejtuesve – të përgatitur për të udhëhequr bizneset në të ardhmen me konfidencë.