AIMS AGM Marrakech - Mozaik zhvillimesh biznesi dhe aktivitetesh Presidenti i Ri Praktikat Globale te AIMS

AIMS AGM Marrakech – Mozaik zhvillimesh biznesi dhe aktivitetesh

June 2019

Konsulente e Partnere nga mbi 50 vende te botes u mblodhen kete Qershor ne Marrakech, per Asamblene e Pergjithshme Vjetore te AIMS International.

Ja cilat ishin ngjarjet me kulmore te ketij eventi:

1. Lancimi zyrtar i faqes se re web FIND&GROW te AIMS International: aimsinternational.com

Nje design i ri dhe i fresket, materiale me te plota, grafika me terheqese, dhe nje fokus i vecante ne eksperiencen maksimale te vizitorit. Perpjekja eshte per te krijuar nje platforme terheqese, miqesore dhe unike, dhe nje vend ku te gjithe partneret globalisht mund te ndjehen ne shtepi me moton FIND & GROW.

2. Zgjedhja e Presidentit te Ri, dhe anetareve te Bordit te AIMS International

President i ri i AIMS International u zgjodh Z.Bernardo Entschev, njeheresh Partner Menaxhues i AIMS Florida dhe drejtues i AIMS Life Science Global Team. Nje ekspert i padiskutueshem me vite te tera pervoje dhe figure shume e dashur ne te gjithe familjen e madhe te AIMS. Nen drejtimin e tij, AIMS do forcoje frymen e bashkepunimit per shkembim ekspertize ne funksion te klienteve tane ne te gjithe boten. Z. Peter Barkhurst u zgjodh Zv.President Global, dhe ish-presidenti, Z. Pierangelo Favero u zgjodh Executive VP per EMEA. Perberjen e plote te Bordit te ri te AIMS, mund ta gjeni KETU

3. Forcimi i praktikave globale te AIMS, vecanerisht te Talent Management

Prej disa vitesh, fuqizimi i praktikes se Talent Management eshte ne fokus te AIMS International . Gjate eventit u zhvilluan workshope te dedikuara nga ekspertet me te mire te AIMS, pjesetare te Talent Management Global Team. Duke ndare eksperiencat, mjetet, praktikat dhe metodologjite me te mira nga e gjithe bota, AIMS eshte konfidente ne misionin e saj si partnere ne suksesin e biznesit nepermjet zgjidhjeve te Menaxhimit te Talenteve.

4. Puno fort, argetohu edhe me fort!

Pervec aktiviteteve formale dhe profesionale, ekipi i AIMS Morocco kishte bere nje organizim te shkelqyer ne Marrakechin magjik. Delegatet paten mundesine te benin xhiro me karroce kuajsh tradicionale, shetitje ne rrugicat e ngushta te Medinas, dhe vizita ne muze dhe pallatet mbreterore. Gjithashtu spektakli i kaloresve beduine, i kombinuar me kercimtare belly-dance dhe kuzhinen tradicionale marokene, i zhvilluar ne mes te shkretetires, ishte nje eksperience e paharrueshme.

Edhe nje here tjeter, mbledhja vjetore e AIMS ishte nje aktivitet cilesor dhe i paharrueshem. Ky event forcoi edhe me tej frymen e grupit dhe bashkepunimin nder-rajonal, ravijezoi vizionin e AIMS nen bordin e ri drejtues, dhe shtoi fokusin ne praktikat globale, vecanerisht ne Talent Management. Dhe gjithcka u krye ne nje atmosphere perrallore marokene. :

Foto nga eventi: KETU