AIMS e-workshop-Nevojat e fuqise punetore ne normalitetin e ri

AIMS e-workshop-Nevojat e fuqise punetore ne normalitetin e ri

February 2021

AIMS International Albania & Kosovo në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë, organizuan e-workshopin “Nevojat për zhvillimin dhe ri-aftësimin e fuqisë punëtore në normalitetin e ri”.
Monika Farka, Managing Partner e AIMS International Albania & Kosovo ka ndarë me audiencën konkluzione dhe rekomandime të vlefshme për ndryshimet që po ndodhin në forcën punëtore dhe hapat që duhet të marrin drejtuesit e bizneseve për të përmbushur nevojat e së ardhmes.
Këto rekomandime janë bazuar në gjetjet kryesore të studimit të fundit që AIMS International Albania & Kosovo zhvilloi në dhjetor 2020. Disa prej rekomandimeve të diskutuara gjatë takimit janë:

–Transformimi teknologjik duhet të vazhdoj për të lehtësuar proçeset e punës, rritur produktivitetin dhe mbështetur ekuilibrin e jetës personale/profesione të punonjësve.
–Profesionistët e zhvillimit të talenteve duhet të kenë në dispozicion mjetet e duhura të vlerësimit për të identifikuar saktë aftësitë që nevojiten në transformimin dixhital.
–Të ndërtohen programe zhvilluese efektive bazuar në të dhëna të sakta.
–Drejtuesit duhet të investojnë në rekrutimin e një gjenerate të re menaxherësh me mendësi dixhitale.

Nëse këto ndryshime nuk ndodhin në 2 vitet e ardhshme, mund të dëmtojnë ndjeshëm rikuperimin dhe zhvillimin e biznesit.