Cfare thone klientet per ne Rritje e ndjeshme e besimit në mobilizimin dhe promovimin e talenteve të brendshme

Cfare thone klientet per ne

March 2021

Identifikimi & Zhvillimi i Lidershipit-zgjidhje për S4J

Rreth S4J
S4J (Skills for Jobs) është një projekt shumë i suksesshëm, i cili adreson sfidat kryesore të sistemit të zhvillimit të aftësive profesionale në Shqipëri. Drejtuesit janë ata që e çojnë vizionin e S4J përpara, dhe është e rëndësishme për organizatën që të këtë qasjen e duhur për identifikimin dhe zhvillimin e drejtuesve të saj.

Sfida e Klientit
S4J kërkuan asistencë për identifikimin e saktë dhe objektiv të liderave brenda organizatës, si dhe zhvillimin e tyre, duke ulur riskun e punësimit nga jashtë.

Zgjidhja e ofruar
AIMS zhvilloi Programin për Rritjen e Drejtuesve për një ekip prej 9 menaxherësh përmes:
•Vlerësimit të kompetencave kritike për rolin
•Identifikimit të pikave të forta dhe nevojave për zhvillim
• Hartimit të planeve individuale të zhvillimit dhe aplikimi në Executive Coaching për 2 Top Managers.

Rezultati
Rritje e ndjeshme e besimit në mobilizimin dhe promovimin e talenteve të brendshme dhe zvogëlimin e hendekut të aftësive drejtuese brenda organizatës!

“ Kërkuam për praktikat më të mira që kompanitë ofrojnë
dhe ekipi i AIMS Albania dhe Monika Farka janë më të mirët „

Fation Dragoshi
Project Manager S4J

Nëse dëshironi të dini më shumë mbi këtë projekt dhe si ta aplikoni në kontektstin tuaj klikoni KETU