Cfare thone klientet per ne Ingram Micro Staff-Leasing zgjidhje

Cfare thone klientet per ne

April 2021

Kërkimi dhe përzgjedhja e kandidatit, kombinuar me Staff Leasing-zgjidhje për Ingram Micro

Rreth Ingram Micro
Me infrastrukturën e saj të gjerë globale dhe përqëndrimin në cloud, mobility, ciklin e jetës së teknologjisë, zinxhirin e furnizimit dhe zgjidhjet e teknologjisë, Ingram Micro u mundëson partnerëve të biznesit që të veprojnë në mënyrë më efikase dhe me sukses në tregjet që shërbejnë. Kompania, përmes një rrjeti të gjerë të shitjeve dhe shpërndarjes në të gjithë botën, kërkonte të përforconte dhe zhvillonte më tej prezencën e tyre në Shqipëri.

Sfida e Klientit
Ingram Micro kërkoi asistencën e AIMS International Albania për të rekrutuar kandidatin e duhur për pozicionin e Pre-Sales Engineer, i cili do të mbështeste biznesin ekzistues të INGRAM dhe do të zhvillonte mundësi të reja në Shqipëri.
-Raportimi hierarkik dhe funksional i këtij pozicioni do të ishte plotësisht në distancë.
-Ingram nuk kishte asnjë entitet ligjor në Shqipëri.

Zgjidhja e ofruar
AIMS arriti të ndihmonte INGRAM të gjente kandidatin e duhur në vetëm 5 javë. Kjo u realizuar përmes një proçesi të thelluar duke filluar nga:
-profiling and market analysis
-scouting and interviewing
-assessing and shortlisting
-to negotiating and onboarding.

Rezultati
Kërkim, vlerësim, zgjedhje dhe on boarding i suksesshëm i kandidatit si dhe vendosja
në listën e pagasave të kompanisë sonë përmes një marrëveshje Staff Leasing.

“Ishte një bashkëpunim i shkëlqyeshëm. Proçesi ishte shumë efektiv dhe me cilësi të lartë në çdo detaj. Kandidatët që na u prezantuan ishin të një niveli të lartë. Lehtësisht mund ta kuptoje përkushtimin e AIMS, dhe veçanërisht të menaxherit të projektit Endri Ndoni, për tu siguruar që kishim gjetur një kandidat me ekspertizën, përvojën, motivimin dhe më e rëndësishmja vlerat e duhura.
Ishte një gjetje perfekte! ”

Filip Siljanovski
Country Manager

Nëse dëshironi të dini më shumë mbi këtë projekt dhe si ta aplikoni në kontektstin tuaj klikoni KETU