Freelancer apo Fulltimer – Cili eshte Punonjesi Ideal
June 2019Biznesi ka gjithmone nevojë për të ecur me hapin e kohës. Shumë sfida dhe projekte kërkojnë zgjidhje të shpejta. Zhvillimi i një software, realizimi i grafikave apo marketingu digjital janë procese që kërkojnë përgatitje teknike specifike, që jo gjithmonë gjendet te stafi i brendshëm. Kush mund të na ndihmojë t’i realizojmë këto projekte? – Freelancers!
Por cilat jane sfidat e kontraktimit të një Freelancer-i krahasuar me nje Full-Timer:
1 – Vlerësimi i saktë i ekspertizës
Kontraktimi i një Freelancer mundeson marrjen e zgjidhjes në cdo kohë por duhen konsideruar dhe njohuritë që ai zotëron për industrinë e biznesit tuaj. Në cdo fazë të zhvillimit të projektit duhet te transmetohet logjika e biznesit dhe industrisë. Një Freelancer-i i duhet patjetër kohë të kuptojë se si operon kompania, qe më pas te mund të konkretizojë detyrën e tij.
Ndërkohë Full-Timers pervec se njohin dhe kanë eksperiencën e mjaftueshme për të identifikuar problematikat, munden gjithashtu të ofrojnë dhe zgjidhjen efektive për to.
2 – Transmetimi i vizionit të kompanisë
Një Freelancer përballet i vetëm me sfidat dhe vizionin e kompanisë. Ai mbështetet në punën e tij ekzekutive pa njohur frymën e bashkëpunimit në stafin e brendshëm të kompanisë. (Kujtoni në një moment, sfidat që keni ndërmarrë për rekrutimin e skuadrës bërthamë të kompanisë.)
Transmetimi i misionit dhe vizionit te Freelancers mbetet një proces i ndërlikuar. Ju punësoni një Freelancer që të sjellë energji në projektet tuaja për periudha afatshkurtra. Por integrimi mbetet i veshtire dhe gjasat qe pritshmerite tuaja te mos permbushen mbeten te larta. Dhe Freelanceri detyrohet te largohet.
Në anën tjetër, stafi i brendshëm ka përqafuar misionin e kompanisë dhe ka zhvilluar strategji për mbarëvajtjen e saj. Full-Timers kanë kaluar sfidat e rekrutimit me sukses dhe janë pothuajse të pazëvendësueshëm për kompaninë.
3 – Mungesa e angazhimit afatgjate
Ju perpiqeni vazhdimisht te motivoni stafin e te krijoni një atmosfere bashkëpunimi me qëllim rritjen e produktivitetit. Por kjo është shumë e vështirë me Freelancer. Në momentin që ju filloni të dashuroni punën e tyre, ata janë të rezervuar për një projekt tjetër. Sapo ndjeni se ka ndodhur integrimi, ju duhet të kërkoni për një tjetër Freelancer. Kjo është kohë dhe investim i humbur për ju.
Freelancer mbetet një kontribut anonim në projekt i cili nuk konsideron analizat, rezultatin apo
dështimin. Ndryshe nga Full-Timers të cilët angazhohen maksimalisht dhe emocionalisht për
arritjen e objektivave dhe suksesit të biznesit ne terma afatgjate.
Ne fund te fundit, cilat janë avantazhet e punësimit të një Freelancer?
1. Modernizimi i procesit të punës
2. Zgjidhje e shpejtë në cdo kohë
3. Zhvillimi i projekteve afatshkurtra
4. Disponibilitet me i larte i talenteve
5. Kosto të ulëta për biznesin
Nëse keni një projekt afatshkurtër qe nuk kerkon angazhim me orar të plotë, një freelancer është zgjidhja ideale për ju. Bizneset, tashmë kanë shumë mundësi zgjedhjeje drejt profesionistëve të lirë, nomadëve digjitalë, që ofrojnë zgjidhje të shpejta dhe efektive. Dhe trendi tani eshte qe dhe punonjesit Full-Time te marrin trajtat e Freelancers brenda kompanise s ai perket fleksibilitetit, angazhimit ne baze projektesh dhe diversitetit ne grupet e punes.
Lexo: Trajnimi i AIMS International mbi Inovacionin ne Gjetjen dhe Mbajtjen e Talenteve