Information
publish date

13-12-2021

end date

20-12-2021

contact person

[email protected]

job places

Tirana

industry

Construction

position

General Management


Job Description

Drejtor Kantieri

December 2021

Për klientin tonë, kompani lider në fushën e ndërtimit po kërkojmë Drejtor Kantieri i cili do të menaxhojë një prej projekteve më ambicioze në Shqipëri.

Roli:

Drejtori i Kantierit do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e projektit deri në përfundim duke organizuar, koordinuar, mbikëqyrur proceset e punës dhe njerëzit në të gjitha fazat e projektit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

•Krijon planet e punës dhe organizon ekipet sipas fazave të projektit.
•Inspekton cilësinë e punimeve në përputhje me specifikimet teknike, projektin e hartuar dhe politikën e cilësisë së kompanisë.
•Krijon raporte periodike me qëllim matjen dhe vlerësimin e ecurisë dhe cilësisë së zbatimit të projektit.
•Menaxhon në kohë dhe me efikasitet të gjitha problematikat e hasura gjatë zbatimit të projektit.
•Verifikon rregullisht zbatimin e proçedurave për sigurimin teknik, si dhe miraton dokumentat e përpiluara gjatë projektit sipas ligjeve në fuqi.
•Monitoron zbatimin e rregullt të kontratave me palët e treta
•Siguron përfundimin e projektit brenda afatave të përcaktuara dhe kostove financiare.

Kriteret e Kërkuara:

•Edukimi: Inxhinier Ndertimi
•Eksperienca: Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune, nga të cilat 5 në pozicione të ngjashme
•Njohuri kompjuterike: Autocad, Microsoft Office
•Gjuhë të Huaja: Anglisht, gjuhët e tjera konsiderohen plus
•Të ketë aftësi shumë të mira për të drejtuar ekipet e punës
•Të ketë aftësi shumë të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Nëse mendoni se kjo është një mundësi shumë e mirë për ju, ndihuni të lirë të dërgoni CV-në në adresën: [email protected] brenda datës 20 dhjetor.
Të gjithë kandidatët do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Do të jemi të kënaqur të kontaktojmë të gjithë kandidatët që përmbushin kërkesat e klientit tonë.
APPLY NOW!
AIMS International – Albania Shpk, European Trade Center, Tower A – 13/3, Tirana Albania

Phone: +355 4 45 09 261, Web: www.aims.al

AIMS International – Albania Shpk, Old Tirana Building, Rr. Bardhok Biba, Tower A; 10/34, Tirana, Albania

Phone: +355 4 45 09 261, Web: www.aims.al

WE FIND&GROW YOUR LEADERS

www.aimsinternational.com