Information
publish date

30-7-2020

end date

21-08-2020

contact person

[email protected]

job places

Tirana

industry

Business Supplies

position

Engineering


Job Description

HSE – Pergjegjes per Shendetin dhe Sigurine

July 2020

Klienti yne eshte nje kompani, e cila vepron prej shume vitesh ne Shqiperi ne fushen e produkteve dhe instalimeve industriale, perfshire edhe punime te ndryshme civile ne kantiere ndertimi.

Roli:

Ne emer te tyre jemi ne kerkim te nje Pergjegjesi per Shendetin dhe Sigurine ne pune (HSE), i cili do mbeshtese kompanine ne te gjitha ceshtjet e lidhura me Politikat dhe Udhezimet e HSE, si dhe ne percaktimin e roleve,pergjegjesive, dokumentacioneve dhe sistemeve te Organizates mbi HSE.

Përgjegjësitë:

– Monitoron zbatimin efektiv te procedurave te duhura te sistemit te sigurise dhe mjedisit dhe siguron azhornimin e tyre ne perputhje me ndryshimet ne Legjislacion Shqiptar dhe Direktivat perkatese.
– Ndihmon Departamentin Teknik ne marredheniet e tyre me klientet ne te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me Shendetin dhe Sigurine ne Pune si edhe Sistemin e Menaxhimit te Integruar.
– Kryen auditime te sigurise dhe Sistemin e Menaxhimit te Integruar si te brendshme ashtu edhe te jashtme, perfshire nenkontraktuesit.
– Merr pjese ne hetimin e aksidenteve / incidenteve, si dhe kryen analiza te statistikave te aksidenteve / incidenteve, duke identifikuar tendencat dhe duke sygjeruar plane permiresimi.
– Ofron mbeshtetje teknike per Punedhenesin dhe merr pjese ne nderlidhjet ndermjet klienteve per cdo teme qe lidhet me sigurine dhe shendetin ne pune.
– Kryen studimin mbi vleresimin e rrezikut, zbatimin e saj ne vend dhe pergatit Regjistrin e Vleresimit te Rrezikut.
– Pergatit dokumentacionin e Shendetit dhe Sigurise per tenderat e rinj.
– Ofron mbeshtetje dhe keshilla per sigurine, perfshire mbikeqyrjen ne pergatitjen e planeve dhe procedurave per aktivitetet fillestare te fillimit te kontrates.
– Siguron motivimin dhe familjarizimin e te gjithe personelit te Kompanise duke respektuar rendesine e zbatimit te procedurave te sistemit te Kompanise dhe te hallkave perberese.
– Pergatit modulet e nevojshme dhe trajnon punonjesit mbi rregullat e sigurise ne pune sipas kerkesave, dhe rishikon Instruksionet Teknike ne baze mujore.
– Kontrollon aktivitetet e perditshme per te siguruar qe plotesohen kerkesat e sigurise ne kantier dhe jo vetem.
– Zbaton strategjite per te parandaluar demtimin e personelit, demtimin e objekteve dhe pajisjeve dhe sugjeron menyra per te permiresuar metodat ekzistuese te punes.
– Siguron te gjitha Pajisjet Personale Mbrojtese per cdo punonjes sipas pozicioneve dhe detyrave te punes.

Kërkesat:

– Minimalisht 3 vite pervoje pune direkte ne HSE
– Arsim i Larte ne Inxhinieri (Preferohen Inxhiniere Ndertimi)
– Pajsije me certifikate per Vleresimin e Riskut te Larte
– Trajnuar ose certifikuar mbi standartet ISO 45001:2018 , ISO 9001:2015 dhe OHSAS
– Njohuri shume e mire e gjuheve Italisht dhe Anglisht, vecanerisht te shkruar
– Aftesi shume te mira organizative dhe kujdes ndaj detajeve
– Aftesi per te percuar ne menyre efektive informacion tek te tjeret
– Gatishmeri per te punuar ne terren

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion ,duke dërguar CV-në tuaj në emailin: [email protected] deri në datën 21/8/2020 Të gjitha aplikimet do trajtohen në konfidencialitet të plotë. Do jemi të lumtur t’ju intervistojmë në rast se plotësoni kërkesat e klientit tonë.
APLIKONI!
AIMS International – Albania Shpk, European Trade Center, Tower A – 13/3, Tirana Albania

Phone: +355 4 45 09 261, Web: www.aims.al

AIMS International – Albania Shpk, Old Tirana Building, Rr. Bardhok Biba, Tower A; 10/34, Tirana, Albania

Phone: +355 4 45 09 261, Web: www.aims.al

WE FIND&GROW YOUR LEADERS

www.aimsinternational.com