Maria Shishkova zgjidhet Drejtuese Globale e Talent Management lidership strategjik zhvillim menaxhimi

Maria Shishkova zgjidhet Drejtuese Globale e Talent Management

May 2020

Maria Shishkova është emëruar si një nga Drejtueset e reja Globale në AIMS International, duke marrë përgjegjësinë e Praktikës së Menaxhimit të Talentëve. Maria është Managing Partner e AIMS Human Capital Bulgaria.

Ajo ka mbi 25 vjet përvojë në fushën e menaxhimit të përgjithshëm, burimeve njerëzore, këshillimit të menaxhimit, qendrave të vlerësimit dhe zhvillimit, trajnimeve të lidershipit, kërkimin ekzekutiv dhe përzgjedhjen për pozicionet e larta menaxheriale.

Duke u zgjedhur si Drejtuese e Praktikës Globale të Menaxhimit të Talenteve të AIMS, Maria do të vazhdojë të udhëheqë kompaninë në Bullgari, e mirënjohur për shërbimet në lidershipin strategjik dhe zhvillimin e menaxhimit.

“Jam e lumtur që ekspertiza e thellë e ekipit të AIMS Bulgaria në kërkimin ekzekutiv dhe zhvillimin e drejtuesve, si dhe cilësia e jashtëzakonshme e shërbimeve tona, çuan në zgjedhjen time në këtë rol me shumë përgjegjësi “, komentoi Maria.

Në 25 vitet e kaluara, Maria ka punuar me mbi 250 kompani, duke drejtuar dhe / ose duke marrë pjesë në projekte në Bullgari dhe vende përreth, duke bashkëpunuar me AIMS International. Ajo është e mirënjohur si këshilltare e besueshme e korporatave në një larmi temash: lidership, aftësi shitje, kulturë korporative, zhvillim organizativ, shërbim ndaj klientit, përsosmëri ekipore, intervistim të burimeve njerëzore dhe aftësi vlerësuese. Maria gjithashtu ka një numër publikimesh në median e biznesit bullgar dhe ndërkombëtar, dhe është një folëse e shpeshtë në diskutime televizive, konferenca ndërkombëtare dhe lokale, dhe ngjarje të tjera kyçe të biznesit.

Maria ka një master në studime angleze dhe amerikane nga Universiteti i Sofjes, dhe është një konsulente e certifikuar dhe drejtore lokale e Dale Carnegie Bulgaria. Ajo është trajnuar në kurse të specializuara për coaching në Universitetin e Dallas, SHBA dhe në një program të Ekonomisë së Aplikuar në Universitetin e Delaëare, SHBA. Maria është themeluese dhe anëtare e bordeve të ndryshme në organizata dhe kompani të burimeve njerëzore dhe kërkimit ekzekutiv.

Bordi i Drejtorëve i AIMS International mirëpret Marian në këtë pozicion sfidues, me bindjen e plotë se do ta çojë Praktikën e Menaxhimit të Talentëve në nivelin tjetër. Presidenti, Bernardo Entschev, shton: “Zhvillimi i lidershipit të qëndrueshëm është një zonë kryesore e fokusit për AIMS International. Ne jemi të përkushtuar t’u shërbejmë klientëve tanë vendorë dhe ndërkombëtarë me vlerën e shtuar që sjell pasja e një grupi bashkëpunues ekspertësh globalë. Aq më tepër sot, gjatë kësaj pandemie globale, partnerët tanë janë të mirëpozicionuar, përmes ekspertizës dhe bashkëpunimit, për të gjetur dhe rritur udhëheqësit tuaj. “

AIMS International është një organizatë globale lider, aktive në Kërkimin Ekzekutiv, Zhvillimin e Lidershipit dhe Menaxhimin e Talenteve. E themeluar në vitin 1992, AIMS International është aktive në më shumë se 50 vende sot. Organizata krenohet me një bashkëpunim të fortë midis partnerëve dhe praktikave aktive globale të ekspertizës. Shkëmbimi i rregullt i rasteve dhe praktikave më të mira të zhvilluara, përmirësojnë ofrimin e shërbimeve për klientët. AIMS International synon të gjejë dhe të zhvillojë udhëheqës të qëndrueshëm në të gjithë globin.