Mbledhja e Pergjithshme Vjetore Virtuale - AIMS International 2020 risim bashkëpunimin me vende të reja

Mbledhja e Pergjithshme Vjetore Virtuale – AIMS International 2020

October 2020

Përgjatë javës së kaluar u mbajt Mbledhja e Përgjithshme Vjetore #eAGM e #AIMS International. Situata e vështirë dhe kufizimet e udhëtimeve nuk na penguan që kjo mbledhje të zhvillohej. Partner dhe konsulent nga mbi 50 vende të botës u mblodhën online për të diskutuar sfidat, arritjet dhe stretegjinë e së ardhmes në AIMS International.

Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer praktikat më të mira, mundësitë e reja gjeneruar nga pandemia dhe përmirësimin e ndërveprimit ndërkombëtar. U diskutuan gjithashtu vështirësitë që klientët tanë po hasin dhe përshtatjen e shërbimeve tona për t�ju dhënë mbështetje atyre.

Në një prej takime virtuale patëm mundësinë të mirëpresim partnerët tanë të rinj. Edhe pse kohë e vështirë, nuk e pengon kompaninë tonë të zgjerohet dhe risim bashkëpunimin me vende të reja.

Megjithë skepticizmin e fillimit kuptuam se gjëra të mrekullueshme ndodhin edhe virtualisht. Po ndërtojmë një rrjet të fortë bashkëpunimi global dhe një infrastrukturë të lartë ndërveprimi për të qenë në gjendje ti ofrojmë klientëve tanë zgjidhje për nevojat e reja në nivel lokal dhe global.