Prezantim i Studimit-Upskilling dhe Reskilling ne Normalitetin e Ri
February 2021Në takimin virtual sot, u prezantuan gjetjet e studimit të parë të realizuar në Shqipëri me fokus ndikimin e COVID-19 në kapitalin njerëzor. Ky studim u realizua nga AIMS International Albania me mbështetjen e RisiAlbania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
Pjesëmarrës në studim dhe jo vetëm, u bashkuan në këtë event për të ndarë insight dhe rekomandime mbi:
‑ Impaktin e Covid-19 në bizneset Shqiptare
‑ Aftësitë më të kërkuara gjatë pandemisë
‑ Sfidat e implementimit të programeve zhvilluese dhe ri-aftësuese
‑ Kategoritë e reja të punëve në Shqipëri
‑ Krahasimin midis industrive
Fokus të veçantë në këtë studim iu dha 6 industrive në Shqipëri:
BPO, ICT, Banking, Retail, MarketingDigital, Turizëm
Gjetjet e studimit mund të përdoret si një udhëzues nga:
‑ Drejtues, për të hartuar planet strategjike për menaxhimin e Burimeve Njerëzore
‑ Profesionistë të L&D, për të hartuar programe efektive zhvilluese
‑ Individët, për qëllim vet-zhvillimi.
Klikoni këtu për të shkarkuar një kopje të raportit me gjetjet kryesore :
Për të marrë raportin me të dhënat sipas industrisë tuaj na shkruani në: [email protected]