Rendesia e perdorimit te mjeteve vleresuese ne kontekstin e punes Pse duhen përdorur vlerësimet psikometrike

Rendesia e perdorimit te mjeteve vleresuese ne kontekstin e punes

June 2021

Suksesi i një kompanie lidhet ngushtë me cilësinë e punonjësve në këtë kompani. Eshtë e rëndësishme të zgjidhen kandidatët e duhur – me aftësi, talent, vlera dhe motive që përshtaten me kulturën e kompanisë.
Mënyrat tradicionale si CV-të, intervistat, kontrolli i refererencave etj nuk janë gjithmonë burime objektive të informacionit. Kjo bën që krahasimi ndërmjet individëve të jetë ndonjëherë i vështirë për tu realizuar.

Vlerësimet psikometrike ofrojnë mënyra për të vlerësuar kandidatët në mënyrë preçize, të standardizuar dhe të krahasueshme. Këto mjete identifikojnë dhe masin objektivisht kompetencat, aftësitë, personalitetin dhe motivimin e individit. Informacioni që mblidhet i lejon kompanitë të marrim vendime të mirë informuara për forcën punëtore.

Pse duhen përdorur vlerësimet psikometrike?
Zgjedhja e personit të duhur për pozicionin e punës është prej kohësh një problem që punëdhënësit adresojnë. Përzgjedhja e dobët ka pasoja si për punonjësin ashtu edhe për punëdhënësin. Përdorimi i vlerësimeve psikometrike është identifikuar si zgjidhja me efikase përgjatë gjithë ciklit të punësimit. Kjo për disa arsye:

Ofron proçes të barabartë dhe të drejtë për kandidatët
Një tipar i rëndësishëm i vlerësimeve psikometrike është standartizimi. Të gjithë kandidatët vlerësohen kundrejt njëri-tjetrit në kushte të kontrolluara, pavarësisht gjinisë, moshës e përkatësisë. Objektiviteti i vlerësimeve psikometrike kufizon paragjykimet dhe subjektivizmat që mund të ndodhin në rekrutim dhe përzgjedhje të kandidatëve.

Rrit produktivitetin dhe të ardhurat
Një nga qëllimet kryesore të vlerësimit psikometrik është të vlerësojë sjelljen njerëzore dhe parashikoj saktë gjasat që një person të ketë sukses në një rol të veçantë. Si rezultat, përmes këtij informacioni përzgjidhen ose promovohen punonjës që do të përformojnë mirë në rolin e punës duke rritur kështu produktivitetin dhe të ardhurat e kompanisë.

Identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim
Vlerësimi psikometrik siguron një burim të vlefshëm informacioni për të ndihmuar zhvillimin e punonjësve. Kjo sjell përfitime të shumta për organizatën pasi:
-qartëson pikat e forta të një individi dhe fushat për zhvillim,
-lehtëson menaxhimin e erformances së ulët,
-lehtëson planifikimin e kapitalit njerëzor në bazë të dhënave të sakta dhe objektive.
-identifikon punonjësit me potencial për tu zhvilluar brenda kompanisë.

Rrit mbajtjen e talenteve
Testet psikometrike ndihmojnë kompanitë për të përcaktuar nëse kandidati ka përshtatjen e duhur të personalitetit, interesat dhe motivimet për të qenë i suksesshëm në rolin e caktuar. Ulja e riskut të një përzgjedhje të gabuar, do të reflektohet edhe ne ulje e normave të qarkullimit të stafit.

Zvogëlon kostot e Burimeve Njerëzore
Kostot e përzgjedhjeve të gabuara reflektohen lehtësisht në hallka të tjera brenda kompanisë. Psh përzgjedhja e dobët shpesh do të thotë qarkullim i lartë i stafit, i cili nga ana tjetër rrit kostot e rekrutimit dhe trajnimin e stafit të ri.

Përmirëson imazhin të markës së punëdhënësit
Përdorimi i testeve psikometrike mund të krijojë një përshtypje të parë shumë pozitive. Kjo dërgon një mesazh të qartë se kompania investon për të zgjedhur njerëzit e duhur në punën e duhur përmes procesit të duhur. Kjo përkthehet në forcimin e markës së punëdhënësit dhe përthithjen lehtësisht të talenteve.

Ne në AIMS International Albania, në partneritet me SHL lider global në krijimin e mjeteve psikometrike, përdorim këto mjete për të ofruar zgjidhje efikase dhe të qëndrueshme për klientët tanë.