Si ju ndihmojne mjetet vleresuese te zgjidhni kandidatin me te mire

Si ju ndihmojne mjetet vleresuese te zgjidhni kandidatin me te mire

October 2020

Ky është artikulli i dytë në serinë tonë të artikujve që shpjegojnë shërbimet që ne ofrojmë, kur dhe si t’i përdorni ato dhe si mund t’i ndihmojnë menaxherët dhe drejtuesit e bizneseve të:
– ndërtojnë ekipe më të mira
– te rrisin angazhimin e punonjësve
– përmirësojne reputacionin si punëdhënës

Si mund t’ju ndihmojnë mjetet vlerësuese:
• Verifikoni NË KOHË dyshimet lidhur me dobësi të mundshme të kandidatit
• Konfirmoni pikat e forta dhe fushat për përmirësim
• Verifikoni aftësitë konjitive online
• Përgatiteni për marrjen e referencave (cilat pyetje duhet të bëni?)
• Merrni vendime të mirinformuara
• Lehtësoni integrimin e punonjësit në kompaninë tuaj
• Në rast të problemeve të papritura pas punësimit, rianalizoni rezultatet e vlerësimit

Kur mund t’ju ngatërrojnë:
• Keq interpretim i rezulateteve në mungesë të expertëve të kualifikuar
• Vlerësohen rezultatet e testit më tepër se përshtypjet e krijuara në intervistë
• Nuk i diskutoni rezultatet me kandidatin
• Përcaktoni një profil personaliteti të preferuar për një rol apo kompani dhe eliminoni cilindo që nuk i përshtatet

SAKTËSIA e një mjeti testimi / vlerësimi varet nga krahasimi i rezultateve me ato të një popullate përfaqësuese (miliona të vlerësuar). AIMS International ofron një gamë të gjerë testesh dhe vlerësimesh të njohura dhe aplikuara botërisht. Ato kryhen nga konsulentë, trainerë dhe psikologë me përvojë dhe të çertifikuar. Nëse dëshironi të dini më tepër për mjetet e vlerësimit dhe si ti përdorni ato, ne mund të ndajmë ekspertizën tonë me ju.

Përshtatur në shqip nga AIMS Albania