Si te identifikoni dhe zhvilloni liderat potenciale (succession planning)
June 2021Identifikimi dhe zhvillimi i drejtuesve potencialë janë dy nga funksionet më të rëndësishme të burimeve njerëzore në çdo kompani. Ndërsa po kalojmë në ekonominë post-pandemike, bizneset duhet të reflektojnë për këto dy funksione kyç me qëllim që të përgatisin gjeneratën e ardhshme të liderëve.
Nga eksperienca globale e AIMS International, tre praktikat më të mira që aplikohen janë:
1. Përdorimi i sistemeve për të gjeneruar të dhënat e nevojshme
Është e rëndësishme të keni një sistem të standartizuar për gjithë organizatën. Për të përmirësuar sistemin tuaj mund të konsideroni këto pika:
•Përdorni përkufizime standarte për performancën, potencialin dhe aspiratën në të gjithë organizatën.
•Aplikoni të njëjtat mjete (vlerësimi, plane zhvillimi, etj.) për të gjithë drejtuesit.
•Bëni përmirësime të vazhdueshme në përputhje me praktikat më të mira aktuale.
Këto do t’ju ndihmojnë të mblidhni të dhëna më të mira për të kuptuar hendekun e aftësive të talenteve tuaja drejtuese.
2.Vlerësimi i aftësive më të kërkuara për gjeneratën e ardhshme të liderëve/ Modeli juaj i kompetencave
Vlerësimi dhe zhvillimi i aftësive të duhura drejtuese ju siguron që të jeni duke zhvilluar ata drejtues që do angazhojnë dhe drejtojnë me sukses forcën tuaj punëtore. Kompanitë po ndryshojnë modelet e kompetencave të drejtuesve. Ato po i japin rëndësi aftësive të nevojshme që dolën në pah gjatë pandemisë. Sipas studimit tonë të fundit “Upskilling dhe Reskilling në Normalitetin e Ri”, pesë aftësitë më të nevojshme për drejtuesit që duhen konsideruar si pjesë e iniciativave tuaja për zhvillimin e lidershipit post-pandemisë janë:
•Aftësia për t’u përshtatur/Resilience
•Komunikimi/ Bashkëpunimi
•Planifikimi dhe Organizimi
•Aftësitë Digjitale
•Të Menduarit Proaktiv
3. Analizoni sfidat e biznesi tuaj për të zhvilluar drejtuesit t’i kapërcejnë sfidat me sukses
Nga duhet t’ja nisni?
Së pari, krijoni modelin e kompetencave sipas nevojave të biznesit tuaj dhe vlerësoni talentet kundrejt këtij modeli. Kështu do të kuptoni se kush janë individët potencial për role drejtuese.
Së dyti, analizoni vështirësitë e biznesit tuaj. Kështu do të zhvilloni talentet tuaj për të përballuar më sukses sfidat specifike të biznesit. Si rezultat:
•Do të mund të gjeni drejtuesit e duhur për rolet e duhura.
•Do te rrisni objektivitetin në identifikimin dhe zhvillimin e drejtuesve potencialë
•Përmirësoni diversitetin e lidershipit dhe rrisni motivacionin
Për të mësuar më shumë se si të përmirësoni strategjinë tuaj të identifikimit dhe zhvillimit të drejtuesve potencialë (succession planning) pas-pandemisë, na kontaktoni në,[email protected]