Si të identifikoni punonjësit me potencial të lartë (HiPo)? Përcaktimi dhe vleresimi i potencialit të lartë

Si të identifikoni punonjësit me potencial të lartë (HiPo)?

January 2022

Me rritjen e konkurrencës dhe kostove që lidhen me rekrutimin e talenteve më të mirë, po bëhet më e rëndësishme për bizneset që të identifikojnë punonjësit me potencial të lartë (HiPo) në ekipet e tyre. Shpesh profesionistët e HR i referohen punonjësve HiPo atyre që dallohen për rezultatet e arritura në punë. Megjithatë nuk do të thotë që një punonjës me performancë të lartë të jetë punonjës me potencial të lartë apo i duhuri për promovim. Psh një agjent shitje i cili arrin objektivin çdo muaj, nuk garanton që ka aftësitë e duhura për të trajnuar dhe zhvilluar të tjerët për të arritur rezultate të ngjashme.

Çfarë e karakterizon një HiPo në përgjithësi?

-Të talentuar në detyrën e tyre
-Kanë përputhshmëri me kulturën e kompanisë
-Inteligjencë emocionale të lartë/Ndjeshmëri për kolegët
-Të qetë nën presion
-Bashkëpunues dhe performojnë mirë në ekip
-Kanë inicjativë dhe të aftë të punojnë në mënyrë të pavarur
-Të besuar dhe të respektuar nga kolegët e tyre
-Të hapur ndaj kritikave konstrutive
-Të gatshëm për të marrë përgjegjësi jashtë përshkrimit të punës së tyre
-Të motivuar për të zhvilluar aftësi të reja
-Të interesuar për suksesin e ardhshëm të kompanisë

Si t’i identifikoni punonjësit me potencial të lartë (HiPo)?

Dy hapat kryesore që ne në AIMS International sugjerojmë janë:

1-Përcaktimi i pikës së referimit të potencialit të lartë brenda kompanisë. Psh mund të kërkoni individë që: Do të performojë mirë në një rol drejtues të lartë. Kanë aftësinë për të përmirësuar performancën brenda sektorit të tyre të biznesit. Kanë motivimin dhe vendosmërinë për të ecur përpara në karrierë brenda kompanisë suaj etj. Sigurohuni që kriteret të jenë të strukturuara dhe të përcaktohen qartë KPI e performancës, arritjet dhe sjelljet që e bëjnë dikë të përshtatshëm për promovim.

2-Vlerësimi i punonjësve tuaj për të identifikuar ata më potencialët. Një nga mjetet vlerësuese më të mira që ne përdorim është vlerësimi i personalitetit. Ky mjet identifikon individët me tiparet e personalitetit të nevojshëm për një rol të caktuar pune dhe përcakton saktë gjasat që kanë të shkëlqejnë brenda atij roli. Në bazë të praktikave më të mira që aplikojmë në AIMS International si dhe rezultateve të instrumentave të vlerësimit që përdorim për programet HiPo, kemi identikuar disa tipare të personalitetit që dallohen tek punonjësit me potencial të lartë si:

  1. 1. Vetmotivimi dhe prirja për të arritur rezultate
  2. 2. Aftësia për t’u përshtatur
  3. 3. Kurioziteti
  4. 4. Marrja e rreziqeve
  5. 5. Pranimi i situatave të paqarta
  6. 6. Shpirti konkurues

Pasi të keni identifikuar këto tipare HiPo tek punonjësit që punojnë në kompaninë tuaj, duhet të implementoni praktika për t’i ushqyer këto sjellje në kompani si dhe programe për t’i zhvilluar ato edhe më shumë (veçanërisht në programet e zhvillimit të drejtuesve me potencial të lartë).

Nëse dëshironi të kuptoni më shumë mbi mjetet dhe raportet e vlerësimit të punonjësve HiPo na shkruani në [email protected]