Konsulencë Mbi Lidershipin
KONSULENCË MBI LIDERSHIPIN
Duke u bazuar në përvojën dhe vizionin e themeluesve të saj, AIMS International është pozicionuar në mënyrë unike në rajon për të patur një pamje të integruar të strategjisë suaj të biznesit, organizimit, udhëheqjes dhe nevojave të qeverisjes. Cilado qoftë sfida e udhëheqjes – vlerësimi, efektiviteti apo përbërja e bordit – ne ofrojmë zgjidhje të provuara dhe efektive.
SHËRBIME BORDI
Qeverisja si strategji, jo si zgjidhje
Ne ofrojmë këshilla praktike dhe të paanshme për kryetarët, CEO-të, aksionerët dhe komisionet e emërimit mbi zbatimin e praktikave më të mira, duke përfshirë rishikimin e qeverisjes së përgjithshme, performancën e bordit, kontributet e anëtarëve të bordit, rekrutimin e drejtorëve të cilët do të forcojnë bordin dhe krijojnë avantazh të qëndrueshëm konkurrues për kompaninë.
Metoda jonë për rekrutimin e një drejtuesve të bordit nis me një vlerësim sistematik të nevojave specifike të bordit, kornizës së qeverisjes dhe një kuptim të thellë të ADN-së së kompanisë, duke e krahasuar planin strategjik të kompanisë me profilin e përditësuar të aftësive dhe përvojës së anëtarëve potencialë të bordit.
Ne kemi akses të pakrahasueshëm tek drejtuesit potencialë në vend dhe ndërkombëtarë dhe kemi informacione të detajuara mbi disponueshmërinë, interesat dhe konfliktet e tyre.
Marrdhëniet tona personale me drejtuesit plotësohen nga një bazë e fuqishme të dhënash që përmban informacion të përditësuar mbi kandidatët potencialë.
Konsulentët tanë kanë mbajtur poste drejtuese dhe janë të çertifikuar në Profilizimin e Drejtuesve dhe Lidershipin e Qeverisjes.
COACHING EKZEKUTIV (EXECUTIVE)
Asnjë firmë tjetër në Shqipëri nuk ofron një ekspertizë kaq të thellë në shërbimin Coaching të drejtuesve të lartë
AIMS International Albania ofron shërbime profesionale të fokusuara në coaching e Bordeve, CEO-ve dhe drejtuesve të nivelit të lartë.
Ajo që na bën të veçantë është thellësia dhe gjerësia e përvojës që kanë konsulentët tanë lokalë dhe ndërkombëtarë, si dhe shumëllojshmëria dhe fleksibiliteti i zgjidhjeve tona të coaching.
Nëse ju jeni një CEO që kërkon një konsulent me përvojë, një menaxher i lartë që kërkon një përvojë coaching individuale, një Drejtor i Burimeve Njerëzore që kërkon të hartojë dhe zbatojë një program coaching ose një bord që duhet krijuar, të arrijë suksesin ose të drejtohet/qeveriset, ju ftojmë të kontaktoni AIMS International Albania , për t’iu përgjigjur nevojave tuaja.
OUTPLACEMENT
Shërbime të tranzicionit në karrierë për një menaxhim të drejtë, etik dhe të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor
Asnjëherë nuk është e lehtë për një punëdhënës që të heqë nga puna punonjësit e tij të vlefshëm. Por ndonjëherë rrethanat e bëjnë atë një veprim të domosdoshëm. Kur largimi është i pashmangshëm, është praktikë e mirë që menaxherët dhe drejtuesit të largohen nga kompania duke marrë kujdesin dhe respektin e duhur.
Ne besojmë se çdo tranzicion është një shans për njerëzit që të rimarrin pronësinë e karrierës së tyre. Këtu në AIMS ne i kuptojmë thellësisht nevojat e drejtuesve dhe përfitimet për punëdhënësin.
Outplacement është në zemër të menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve njerëzore. Kjo e lejon kompaninë të përmbushë standardet e përgjegjësisë sociale, të mbrojë reputacionin e saj dhe të rritë markën e punëdhënësit.
Ne kemi zhvilluar një program unik që kombinon burimet e disa ekspertëve që punojnë dorë për dore për të mbështetur individin në zhvillimin e një strategjie të kërkimit të punës që është në përputhje me personalitetin, interesat dhe vlerat thelbësore të tyre.
Bëhu Klient
Një ekip drejtues i përkushtuar, produktiv dhe me intuitë, është i pazëvendësueshëm. AIMS International ka ekspertizë të thellë me Bordet dhe Ekipet Ekzekutive në identifikimin e nevojave të tyre, përcaktimin e burimeve, drejtimim e tyre në të tashmen dhe përgatitjen për të ardhmen. Nëse jeni gati të maksimizoni impaktin, efektivitetin dhe efikasitetin e lidershipit tuaj ose ekipit tuaj ekzekutiv, do të ishim të lumtur të mund të takoheshim me ju..