INTELIGJENCË TREGU

INTELIGJENCË TREGU

Të dhëna reale për të drejtuar strategjinë tuaj dhe çliruar potencialin e plotë

Mapimi i Talenteve

Aims International Albania ka zhvilluar shërbimet e saj të mapimit të talenteve si përgjigje ndaj një numri nevojash të identifikuara nga klientët tanë, duke përfshirë:

  • Krahasim i jashtëm (external benchmarking) për planifikimin e vazhdimësisë për bordin, ekipin drejtues ekzekutiv dhe rolet kritike të biznesit.
  • Zvogëlimi i riskut dhe planifikimi i emergjencave, kryesisht për rolet e larta
  • Mapimi i tregut të vendeve të punës të shumëkërkuara / me prurje të vogla në kandidatë ose fusha ku mungojnë njerëzit e specializuar
  • Vlerësimi i strukturat organizative të konkurrentëve, numrit të stafit, përmbajtjes së punës ose shpërblimet dhe përfitimet

Nëpërmjet mapimit të talenteve, klientët tanë zgjerojnë spektrin e talenteve të tyre të brendshme dhe marrin vendime të mirë informuara dhe më të shpejta në lidhje me planifikimin e forcës së punës.

Inteligjencë konkurruese

Për të ndërtuar një strategji vërtetë efektive për përthithjen e talenteve, së pari duhet të kuptoni elementët që krijojnë dinamikën e talenteve në industrinë ku operoni.
Inteligjenca konkuruese shkon përtej mapimit të talenteve.

Ajo ju ndihmon të merrni vendime të mirë informuara që mbështesin objektivat për përthithjen e talenteve, minimizojnë riskun, dhe përmbushin strategjinë tuaj afatgjatë të biznesit.

Marka e punëdhënësit

Punonjësit janë pikënisja e markës suaj si punëdhënës.

Aims International Albania mundëson një sërë opsionesh, që nga studime të brendshme deri tek grupe të fokusuar apo intervista tek për tek që ju lejojnë të shikoni kompaninë me sytë e punonjësit tuaj.

Bëhuni klient

Kontaktoni AIMS International Albania për një vlerësim të nevojave të menaxhimit të talenteve dhe do të merrni zgjidhje për trajnime që do ta bëjnë talentin tuaj të lulëzojë në një treg dinamik dhe konkurues.