Zhvillimi

ZHVILLIMI

Gjeni & Zhvilloni udhëheqësit tuaj të ardhshëm sot

Planifikimi i vazhdimësisë

AIMS International Albania u ofron klientëve një proçes strategjik dhe të plotë për të identifikuar udhëheqësit potencialë dhe u ofron atyre mundësitë e zhvillimit që u nevojiten për të qenë të suksesshëm..

Hapat kryesore për një planifikim të suksesshëm të vazhdimësisë janë:

• Një vlerësim i saktë dhe shkencor i potencialit afatgjatë.
• Identifikimi i kompetencave kritike për role të veçanta.
• Zhvillimi i talenteve përmes dhënies së detyrave strategjike në punë, eksperiencave të të mësuarit me objektiva të caktuar trainim dhe mentorim.

Trainime

Për trajnime me regjistrime të hapura, ju lutemi shikoni Kalendarin tonë të trajnimeve të vjeshtës:

Për trajnime të personalizuara ju lutem specifikoni nevojat tuaja në formën e mëposhtme:

Mundësitë për zhvillim janë një nga shtysat kryesore që ndihmojnë në tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve. Kompania juaj duhet të mundësojë zhvillim karriere dhe zhvillim profesional për të siguruar që talenti juaj të jetë i përgatitur për pozicionin aktual dhe për pozicione të ardhme.

– – Shumica e kompanive kanë programe të zhvillimit të talenteve, por a po veçoni dhe përfitoni prej tyre për të tërhequr dhe për të ruajtur talentin më të mirë?

Bëhuni klient

Kontaktoni AIMS International Albania për një vlerësim të nevojave të menaxhimit të talenteve dhe merrni zgjidhje trajnimi që e bëjnë talentin tuaj të lulëzojnë në një treg dinamik dhe sfidues.