
Tips and Tricks for Candidates 3 – Preparing a Winning CV
October 2018Egzistojnë shumë këshilla mbi formën e CV-së ideale. Mjafton të bëni një kërkim të thjeshtë, dhe do shihni një pafundësi shkrimesh mbi CV-të që sjellin “sukses të garantuar”. Por sa e rëndësishme është një CV në një proces rekrutimi?
Thjesht forma e CV-së nuk është ajo që do ju bëjë të filloni punë! Një punë fitohet nëpërmjet përvojave, njohurive dhe aftësive tuaja. Por, një CV e strukturuar mirë garanton që këto të fundit të lexohen sic duhet, duke i sjellë ato më thjesht në sytë e rekrutuesve. Në thelb, CV-ja është broshura juaj e shitjes “produkti” jeni vetë ju.
Dëshirojmë të ndajmë me ju disa këshilla praktike, të mësuara gjatë viteve të tëra eksperiencë, se si të rrisni shanset që CV-ja juaj të lexohet dhe të kuptohet sa më mirë.
Ky është Episodi i tretë i serisë “Këshilla për Kandidatët” nga kosulentët ekspertë të AIMS International.