Trajnim AIMS Kosovo – Inovacioni ne Gjetjen dhe Mbajtjen e Talenteve
June 2019U zhvillua në Kosovë një nga trajnimet më inovative të ofruar nga AIMS International: “Inovacioni në Gjetjen dhe Mbajtjen e Talenteve.” Specialistë dhe ekzekutivë të Burimeve Njerëzore nga industri të ndryshme morën pjesë në seminarin e facilituar nga Z. Henry Leerentveld, ekzekutiv i lartë me 35 vite eksperiencë ndërkombëtare në menaxhim projektesh, zhvillim organizativ dhe burime njerëzore.
Qëllimi kryesor i trajnimit ishin forcimi i njohurive mbi:
• Inovacionin e proceseve të brendshme të lidhura me talentin
• Identifikimin e saktë të punonjësve me potencial të lartë
• Përgatitjen e kompanisë me talentin e duhur për revolucionin digjital
• Rritjen e brandit dhe reputacionit të kompanisë si punëdhënës i preferuar
Seminari u orientua drejt qasjeve inovative për përshtatjen e strategjive të talentit dhe mjedisit të punës me kërkesat e kohës.
Trajnimi interaktiv dhe multimedial u prit mjaft mirë nga audienca, vecanërisht konceptet e tregut hibrid të punës, menaxhimit të suksesshëm të ndryshimit të B.Nj, dhe përputhjes midis lidershipit të talentit me lidershipin e beznesit.
Seminari ishte pjesë e rubrikës “Fuqizimi i Funksionit Strategjik të HR në Kompani”
Trajnime të tjera nga AIMS Albania po vijnë.
Lexo: Cili eshte Punonjesi Ideal? – Freelancer apo Full-Timer?