Trajnim-Managing Remote Teams kombinim i teorisë, praktikave dhe teknikave me të mira

Trajnim-Managing Remote Teams

November 2020

Në datat 24-25 nëntor, u organizua me sukses trajnimi “Managing Remote Teams” nga AIMS Albania dhe Albanian Association of Banks / Shoqata Shqiptare e Bankave. Ky e-workshop u facilitua nga Torsten Miland i AIMS Denmark

Në fokus u mbajtën veçanërisht sfidat e punës në distancë, menaxhimi i vetes dhe i ekipit.
Trajnimi u ofrua si një kombinim i teorisë, praktikave dhe teknikave me të mira, punës në grup dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Poul Bjerre ishte gjithashtu një i ftuar special nga Danimarka, i cili ndau përvojën e kompanisë së tij në implementimin e sistemeve të punës që kanë rritur ndjeshëm produktivitetin dhe kënaqësinë e punonjësve.

Grupi i parë me 16 menaxherë me përvojë nga banka të ndryshme ndoqën me interes këtë e-workshop përgjatë 2 ditëve. Të gjithë pjesëmarrësit përfituan gjithashtu një vlerësim psikometrik që AIMS Albania, ofron për të vlerësuar kompetencat lidhur me mendësinë dixhitale dhe potencialit për të punuar suksesshem online.