Vleresimi i talenteve mbeshtet transformimin dixhital te biznesit arritja e e rezultateve inovacion i shpejte

Vleresimi i talenteve mbeshtet transformimin dixhital te biznesit

November 2019

Kompanitë nuk mund të mbështeten vetëm në IT për të lulëzuar në epokën e re dixhitale. Ato kanë nevojë dhe për njerëzit e duhur që kanë potencialin dhe aftësitë më të mira.

Në këto kohë ku inovacioni po përparon me hapa galopantë,mjetet psikometrike kanë revolucionarizuar procesin e rekrutimit duke matur saktë potencialin e punonjësve dhe nxitur rritjen e performancës

Këto qasje të reja analitike i mundësojnë biznesit arritjen e e rezultateve të dëshiruara si: përvojat dhe besnikërinë më të mirë të klientit, inovacionin e shpejtë, rrjetet globale dhe partneritetet më të forta.

Por si mund ta dimë nëse organizata jonë është e gatshme për transformim dixhital? A ka ndonjë mënyrë për të kuptuar me të vërtetë se si krijohet në mënyrë strategjike një ekip i talentuar që mund të plotësojë nevojat e organizatës sot dhe në të ardhmen?

SHL ka zhvilluar një mjet të ri që analizon të dhëna të lidhura me transformimin dixhital dhe përshtatjen me objektivat e biznesit në të ardhmen.
SHL Talent Assessments ju ndihmojnë të:

– Hartoni strategjinë tuaj ndaj sjelljeve dhe konteksteve dixhitale që kanë më shumë rëndësi për suksesin e biznesit tuaj
– Vlerësoni objektivisht aftësitë e kërkuara në vendin e punës dhe potencialin duke përdorur vlerësime parashikuese të bazuara në mjete psikometrike të sakta
– Rishikoni pikat e forta dhe hapësirat për zhvillim në nivele individuale, funksionale dhe organizative
– Krahasoni talentin brenda dhe jashtë industrisë përkatëse
– Merrni informacion të vlefshëm për të marrë vendime për talentin, apo për të nxitur përmirësime të proceseve

AIMS International Albania & Kosovo, ju ndihmon të përgatitni organizatën tuaj për botën dixhitale duke përmirësuar përvojën tuaj në vlerësimin e kandidatëve të aftë për të përballuar ndryshimet.