Webinar-Perzgjedhja e Talenteve ne Normalitetin e Ri
July 2020COVID-19 ka detyruar bizneset të ripërshtasin veprimtaritë e tyre duke kryer digjitalizimin e proçeseve, për të ruajtur produktivitetin Nga ky trasformim zinxhir është prekur edhe mënyra e përzgjedhjes së talenteve.
Për të sjellë një perspektivë ndryshe mbi mënyrën se si përzgjidhen talentet e reja në realitetin dixhital, AIMS Albania në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë organizuan një Webinar, ku morën pjesë profesionistë të spikatur të HR në Shipëri.
Disa prej pikave kryesore që u referuan nga Z. Endri Ndoni, konsulent HR i AIMS Albania, ishin:
–identifikimin e talenteve në normalitetin e ri. Duke qenë se i gjithë proçesi i rekrutimit tashmë po bëhet në formë digjitale, është e rekomandueshme që bizneset të rrisin prezencën e tyre. Kështu bëhen më të dukshëm për të tërhequr talente potenciale.
–cikli i ri i rekrutimit online. Procesi i rekrutimit digjital është ndryshe nga procesi analog. &EUMLshtë më i shkurtër në kohë, më efiçent, dhe i pasuruar me të dhëna të rëndësishme. Një proçes rekrutimi digjital mund të jetë deri në 4 herë më i shpejtë se një proçes analog rekrutimi. Digjitalizimi i rekrutimit, duke e kombinuar me mjetet e duhura të vlerësimit paraprak të potencialit mund të sjellë një reduktim të shumëfishtë të kostove monetare dhe kohore të kompanive.
–këshilla për video intervistimin. Roli i rekrutuesit është shumë i rëndësishëm. Ai duhet të reduktojë hamendësimet dhe të risi dialogun me kandidatin. Kjo është një përqasje e re e rekrutimit, dhe e tillë duhet të jetë dhe pritshmëria kundrejt sjelljes së kandidatëve. Ata duhet të ndihen sa më rehat gjatë proçesit të intervistimit.
–praktikat më të mira për vlerësimin e talenteve. Testet psikometrike janë mjetet më efektive që lehtësojnë proçesin e vlerësimit të talenteve online. Ato mund të aplikohen në të gjitha nivelet: specialist/menaxher/ drejtues dhe ekzekutiv për të identifikuar lehtësisht talentin e duhur për çdo biznes. Këto praktika sjellin përfitime të mëdha për kompanitë pasi forcojnë brandin e tyre, rrisin përfshirjen dhe ruajtjen e talenteve, përmirësojnë proçesin e vendimmarrjes, si dhe mundësojnë një përdorim efikas të kohës, burimeve dhe parave.
–kompetencat kryesore të punës në distancë dhe mendësisë dixhitale. COVID-19 mund të jetë një prej katalizatorëve të revolucionit dixhital. Nëse i referohemi krizës së 2008, ku përveç reçesionit financiar solli një avancim të madh të teknologjisë celulare, edhe pandemia po nxit në mënyrë të përshpejtuar digjitalizimin e të gjitha proçeseve. Sipas studimeve, në 2022, 80% e rritjes së të ardhurave do të gjenerohen nga produkte dhe zgjidhje dixhitale. Gjithashtu, 133 milion vende pune do të zhvendosen on line deri në 2025. Këto parashikime i kanë nxitur bizneset të kërkojnë talente me mendësi dixhitale dhe aftësi për të punuar në distancë.
AIMS Albania, ofron mjete të standartizuara psikometrike për të vlerësuar dhe identifikuar talentet që i kanë kompetencat e duhura për të shkëlqyer në epokën dixhitale dhe punën në distancë.
Këto ishin disa nga çështjet kryesore që u diskutuan në Webinar dhe u ndoqën me interes nga pjesëmarrësit.