Zgjidhjet qe ofrojme per bizneset-episodi i pare
September 2020Me drejtuesit e ekipeve të praktikave tona dhe partnerët tanë sipërmarrës që udhëheqin rrugën, ne vazhdimisht përpiqemi të kuptojmë më shumë qëllimet dhe vlerat e bizneseve të klientëve tanë dhe nga ana tjetër, t’ju zhvillojmë strategji dhe proçese të përshtatshme për të rritur angazhimin e punonjësve në të ardhmen dhe përmirësuar reputacionin si punëdhënës.
Ky është artikulli i parë në serinë tonë të artikujve të shkurtër që shpjegojnë shërbimet që ne ofrojmë, kur dhe si t’i përdorni ato dhe si mund t’i ndihmojmë menaxherët dhe drejtuesit e bizneseve të ndërtojnë ekipe më të mira;
Shërbime të personalizuara për kërkim të kandidatëve ekzekutiv
Qëllimi ynë është të ofrojmë vlera reale të shtuara për klientët tanë duke përdorur mjete bashkëpunuese që na mundësojnë të funksionojmë lehtësisht globalisht. Kjo qasje siguron akses të shpejtë në njohuritë e tregut, zbatimin efikas të praktikave më të mira dhe një proçes hulumtimi më të shpejtë. Shfrytëzimi i fuqisë së kompanisë sonë globale shërben jo vetëm për klientët tanë internacional, por edhe ata lokalë.
Me përvojën tonë prej disa dekadash në më shumë se 50 vende të botës, duke përfshirë shumë vende në zhvillim, proçese të përshtatura sipas realitetit të vendeve lokale, ekipe efektive të praktikave tona dhe bashkëpunime internacionale, ne jemi në gjendje t’i shërbejmë një numri të madh klientësh ndërkombëtarë dhe jemi realisht burim talentesh globale. Konsulentët tanë përfshihen thellësisht në çdo kërkim për talente ekzekutive dhe mbështeten nga ekipe hulumtuesish të AIMS nga e gjithë bota. Ne zgjedhim talentin më të mirë për biznesin tuaj dhe zhvillojmë një strategji kërkimi të personalizuar për çdo pozicion të lire pune.
Cdo konsulent lokal i AIMS i njeh personalisht kolegët e tij anembanë globit dhe do të jetë në gjendje të zgjedhë individët e duhur për të mbuluar nevojat tuaja specifike. Ai / ajo di se kujt eksperti të industrisë t’i drejtohet dhe është në gjendje t’ju mbështesë në zhvillimin e një analize të profilit, specifikim të pozicionit të punës dhe strukturës organizative nëse kjo është e nevojshme.
Ne mund të jemi të suksesshëm vetëm kur e kuptojmë vërtet biznesin tuaj. Prandaj, në fillimin e proçesit të kërkimit, gjithmonë bëjmë një analizë të thelluar të secilit pozicion të lirë pune. Kjo na lejon të informojmë ekipet tona në mënyrë efikase dhe të informojmë kandidatët tanë në një mënyrë që roli i punës të jetë tërheqës për ata, duke rritur njëkohësisht edhe reputacionin e klientit tonë. Analiza e pozicionit të punës gjithashtu formon bazën që u mundëson konsulentëve tanë të bëjnë intervista të strukturuara dhe të bazuara në kompetenca, duke zgjedhur një listë për ju, me kandidatët e duhur dhe kompetent.
Nëse kërkohet, kjo mund të përforcohet më tej nga një vlerësim i kryer nga psikologët tanë të brendshëm ose konsulent i çertifikuar për menaxhimin e talenteve. Të gjitha zyrat e AIMS ofrojnë një garanci të plotë, duke nënvizuar besimin tonë në cilësinë e pakrahasueshme të shërbimit tonë të kërkimit të talenteve ekzekutive.
Shkruar nga Gregorie Depeursinge dhe Leonie Pentz
Përshtatur në shqip nga AIMS Albania